Atentat me tritol biznesmenit shperthen makina
Nje shperthim tritoli ka tronditur qytetin me jugor te vendit Konispolin Ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnates se te dieles. Autovetura luksoze e tipit BMEuml me targe SR 7776 B eshte hedhur ne ere prej shperthimit te fuqishem. Grupi hetimor qe shkoi ne vendngjarje konfirmoi se ka qene nje sasi tritoli e vendosur ne makine qe ka shkaktuar shperthimin. Makina tip BMEuml X3 ishte ne pronesi te fermerit konispolat Dritan Zoto. Mesohet se ai eshte kultivues i 1000 rrenjeve mandarina ne plantacionet e Konispolit nderkohe qe ka edhe 300 krere dhene. I pyetur per ngjarjen dhe motivet e mundshme Dritani tha se nuk e meritonte ta pesonte keshtu duke i hedhur ne ere makinen luksoze te cilen e kishte blere vetem para pese muajsh. Nuk kisha konflikt me asnje njeri dhe nuk mund te orientohem se kush e ka ndermarre kete marrezi deklaroi fermeri. Ai thote se e kishte parkuar makinen ashtu si edhe shume here te tjera para shtepise se te vellait ne qytetin e Konispolit. Sipas policise nga hetimet e deritanishme venia e tritolit ne makinen e shperthyer dyshohet te kete lidhje me mosmarreveshjet e lindura ne klanet shoqerore. Per kete i referohen edhe episodit te ardhjes vitin e kaluar te nje kapoje grek te trafikut nderkombetar te droges i cili gjeti vdekjen ne Konispol pas nje helmimi enigmatik qe iu rezervua atij nga bashkepunetore shqiptare te grupit. Pjese e skenarit te asaj ngjarjeje eshte edhe fakti qe personi i demtuar nga shperthimi i se dieles Dritan Zoto ka qene ai qe e ka ftuar per dreke kapon e rrjetit te droges nga Igumenica. Pritet qe thellimi i hetimeve te nisura per shperthimin te plotesoje skenarin e ngjarjes se fundit ne qytetin e tronditur te Konispolit dhe te mberrije ne zbulimin e autoreve.