Familja zbardh vrasjen e 90-vjecarit
Grabitja ka qene motivi i vrasjes se 90-vjecarit i cili u gjet pa jete disa dite me pare ne Sarande. Policia ka zbardhur ngjarjen e rende dhe ka vendosur ne pranga tre autoret e saj ku sipas te dhenave dy persona jane babe e bir ndersa tjetri nje i aferm i tyre. Ata i kane vjedhur te moshuarit 140 mije leke dhe e gjithe ngjarja eshte zbardhur fale deshmive te personave te aferm te viktimes. Nje prej tyre i cili eshte identifikuar edhe nga familja kishte punuar ne Sarande dhe ai mendohet qe eshte ideatori i ngjarjes pasi kishte marre para borxh nga viktima.
Burimet zyrtare te Policise se Shtetit bene te ditur se strukturat e Qarkut te Vlores ne bashkepunim me Komisariatin e Sarandes pas nje pune intensive hetimore bene zbardhjen dhe dokumentimin e plote ligjor te vrasjes se shtetasit Vasil Roshi si dhe ndalimin e autoreve te dyshuar te kesaj ngjarjeje. Ne lidhje me kete vrasje u arrestuan Ledjan Pashk Doci 27 vjec dhe babai i tij Pashk Martin Doci 50 vjec te dy banues ne Lac. Bashke me ta eshte arrestuar edhe i afermi i tyre Aleksander Dede Gjoni 27 vjec banues ne fshatin Baze-Burrel deklaroi zyrtarisht zedhenesja e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit. Me tej policia shpjegoi se nga hetimet e kryera ne bashkepunim edhe me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor te Sarandes rezultoi se keta shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin pasi kane planifikuar vjedhjen e baneses se shtetasit Vasil Stavro Roshi 90 vjec banues ne fshatin Cuk Sarande kane hyre ne banesen e tij duke i marre shumen e te hollave prej rreth 140 mije lekesh dhe me pas e kane lidhur dhe vrare ate duke e goditur me sende te mprehta si thika dhe kacavida.
Bazuar ne hetimet e kryera nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Vlores ne bashkepunim me Drejtorine e Policise se Qarkut Lezhe u organizua puna per kapjen dhe ndalimin e autoreve te ngjarjes. Burimet policore shpjeguan se forcat e Lezhes organizuan nje operacion per kapjen e tyre pasi Policia e Sarandes i kishte identifikuar. Kapja e tyre u be dje ne oret e para te mengjesit kur ata ndodheshin ne banesa. Me pas policia ka kontrolluar edhe banesat e tyre duke gjetur nje sasi parash si dhe ka sekuestruar disa mjete te mprehta si te dyshuara per vrasjen e te moshuarit. Materialet procedurale ne ngarkim te shtetasve Ledjan Doci Aleksander Gjoni dhe Pashk Doci i kane kaluar per ndjekje te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor te Sarandes nen akuzen e kryerjes se vepres penale te vrasjes ne rrethana te tjera te cilesuara e kryer ne bashkepunim.
I moshuari Vasil Roshi eshte gjetur i pajete diten e enjte te javes se kaluar nga dhendri i tij Jani Gremo. Rreth ores 1600 te asaj dite dhendri ka tentuar te hyje ne banesen e te vjehrrit te cilin nuk e kishin pare prej dy ditesh por porta e jashtme ka qene e kycur. Me shume veshtiresi Gremo ka kapercyer murin rrethues per ne oborr me pas ka ngritur kanaten e dritares dhe ka hyre brenda ne shtepi. Kur hyra degjova zerin e larte te televizorit dhe ne shtepi kishte nje ere shume te keqe. Kerkova neper shtepi dhe e gjeta kufomen e vjehrrit poshte krevatit dhe te lidhur ka treguar Gremo. Ai ka njoftuar menjehere Komisariatin e Policise se Sarandes dhe ekspertet kriminaliste kane shkuar shpejt ne vendngjarje ne krye te te cileve edhe shefi i komisariatit Ilir Gjoca. Vasil Roshi ishte i ve prej disa vitesh dhe jetonte i vetem ne fshat. Nga nente femije tete i kishte ne emigracion ndersa e vetmja qe banonte ne fshat dhe kujdesej edhe per babane ishte Evanthia Gremo bashkeshortja e Janit. Ndersa e bija e viktimes tregoi diten e ngjarjes se kishte dy dite qe shkonte deri te porta e shtepise me ushqim ne dore dhe kthehej mbrapsht sepse askush nuk e degjonte. Kurre nuk me shkonte ne mend se kishte ndodhur ndonje gje e keqe. Mendova se nuk me degjon nga volumi i larte i televizorit. Pasi kaloi nje dite te dyten i thashe burrit Janit te hynte ne shtepi rrefeu Evanthia.
Madje familjaret kane ngritur nje sere dyshimesh per kete rast. Prej ketyre dyshimeve ka ardhur edhe zbardhja e ngjarjes. Ata kishin ngritur dyshime se ngjarja ka ndodhur per nje borxh qe i moshuari i kishte dhene dikujt disa dite me pare. Sipas tyre 90-vjecari i kishte dhene rreth 1 milion leke te vjetra borxh per nje nevoje familjare nje prej punetoreve sezonale te ardhur nga Saranda i cili ishte prezantuar me emrin Pasho. E pikerisht ky person eshte i arrestuari Pashk Doci i cili dyshohet se eshte ideatori per kete vrasje. Policia tha se per shkak te borxhit te pakthyer dhe mendimit per te mos ia dhene me kurre mbrapsht ato para eshte kthyer ne motiv te ekzekutimit ne banese te 90-vjecarit Vasil Roshi. Gjithsesi kjo mbetet per tu provuar nderkohe qe autoret e arrestuar nuk kane pranuar te deklarojne asgje para oficerit te policise gjyqesore.