MJAFT: Gabuam me Vargun e LSI, ai ka qene aktiv
Reagimi i anetaret te LSI ne Keshillin Bashkiak ka detyruar organizaten "Mjaft" te kerkoje falje per njeren nga ceshtjet e ankimit te Petrit Vargut. Ne nje njoftim "Mjaft" ka kerkuar falje per nje gabim teknik porsa i takon listes se anetareve me aktiv ne diskutimet e Keshillit Bashkiak. "Si pasoje e nje problemi teknik qe kemi hasur ne perpunimin e te dhenave te marra nga monitorimi. Per kete arsye i kerkojme ndjese z.Vargu per mos perfshirjen e tij, gabimisht, ne listen e anetareve me aktiv ne diskutimet e zhvilluara ne Keshill", thuhet ne njoftim. Nderkohe organizata "Mjaft" ka qene i vendosur ne faktin se anetari i LSI ka munguar ne mbledhjet e Keshillit Bashkiak te Tiranes me shume se tre here sic ka deklaruar ai. "Sipas te dhenave tona, ballafaquar me ato te arkivuara ne Keshillin Bashkiak te Tiranes, Vargu, ndryshe nga c'pretendon, nuk ka munguar tre, por pese here ne mbledhjet e Keshillit Bashkiak", sqaroi "Mjaft".