E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gerdeci, hetimi deri ne qelize"

VORE- Kryeministri Sali Berisha premton hetim te thelle, deri ne qelize per zbardhjen e tragjedise se Gerdecit. Gjate nje vizite ne Vore, kreu i qeverise theksoi se tragjedia e 15 marsit qe u mori jeten 26 personave dhe plagosi qindra te tjere, duhet te hetohet ne cdo qelize te saj. "Hetimi eshte nje detyrim madhor moral ndaj shpirtrave te atyre qe nuk jane me, familjareve te tyre dhe te gjithe komunitetit", u shpreh Berisha. Sipas tij, banoret e kesaj zone ne asnje moment nuk do te jene jashte fokusit te qeverise dhe kjo e fundit merr persiper te finalizoje te gjithe projektin e rehabilitimit dhe rindertimit te plote te zones, por dhe inkurajimit te biznesit ne te. "Do te vij serish ketu per te inauguruar ujesjellesin, qendren, rruget e Marqinetit, te Gerdecit dhe te gjithe infrastrukturen e kesaj zone", theksoi kryeministri, vetem nje jave pasi Ambasadori i SHBA-se ne vendin tone Xhon Uidhers dhe specialistet u shprehen se zona nuk eshte ende e sigurt. "Zona po rindertohet dhe ne nuk do te nderpresim mbeshtetjen e fuqishme, derisa te vendoset dhe tulla e fundit, derisa te rindertohet rruga dhe rrugica e fundit ne kete zone", vijoi kryeministri. Ai premtoi se do te vazhdojne financimet e qeverise ne kete zone, per t'i kthyer dhe fshatrat e saj shume me te urbanizuara, sistemuara dhe me te bukura nga ana ndertimeve, se asnjehere me pare. R.Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›