Atentat në Afganistan, 12 të vdekurve

Një automjet i policisë afgane është bërë objekti i një atentati me eksploziv, në krahinën veri-lindore të Afganistanit, Badgis ku si pasojë e shpërthimit kanë vdekur 12 persona.
Lajmin e bëri publik agjencia islamike afgane e shtypit “Afghan Islamic Press”.
Sipas agjensisë mes viktimave janë edhe katër agjentë policie dhe tetë civilë.
Atentati ende nuk është marrë përsipër nga ndonjë organizatë terroriste.