E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia e Gjermania inaugurojnë Nord Stream-in

Liderët në Gjermani dhe Rusi pritet të inaugurojnë gazsjellësin Nord Stream, me të cilin do të transportohet gazi natyral nga Rusia për në Evropën Perëndimore.

Gazsjellësi 1. 224 kilometërsh kalon nga shtrati i Detit Baltik duke kaluar një rrjet ekzistues të gazjellësve mbitokësor që shkojnë përmes Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti rus, Dimitri Medvedev, do të hapin formalisht gazsjellësin, në një ceremoni në qytetin veri-lindor të Gjermanisë, Lubmin.

Kryeministrat e Francës e të Holandës, Fronsua Filo dhe Mark Rute si dhe Komisioneri për Energji në Bashkimin Evropian, Gynter Wtinger, do të marrin gjithashtu pjesë në ceremoni.

Sipas Nord Stream, pas operacionalizimit në fund të vitit 2012, gazjellësi do të tranportoje 55 miliardë metër kub të gazit natyror në rrjetin evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›