Atentat në Irak, vdesin 5 policë
Pese policë irakianë kanë mbetur të vdekur nga shpërthimi i dy bombave në një lagje të Bagdadit.
Lajmin e bëjnë të ditur burime nga Ministria e Brendshme.Shtatë agjentë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga atentatet. Sipas statistikave të qeverisë së Irakut, në muajin korrik kanë vdekur 259 persona si pasojë e dhunës në këtë vend.