Pedro Leon kalon tek Milani

Skuadra e Milanit po kërkon një zëvënëdues të mundshëm të mesfushorit francez Mathieu Flamini, i cili do t`i mungoj skuadrës plot 5 muaj, për shkak të një lëndimi.
Milan po mendon transferimin e mesfshuroit të Realit, spanjollit Pedro Leon. 24-vjeçari u transferua nga rivali lokal Getafe por nuk arriti të zërë vend në formacionin bazë, kështu që transferimi në Milan mund të ishte një shans për të. Raportohet se Mou është shumë i gatshëm ta shesë futbollistin 24-vjeçar.