E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat në Shkodër, vritet 27-vjeçari, plagoset një kalimtare

LAJM I ORES SE VONE - Një 27-vjeç ka mbetur i vrarë me armë zjarri në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmje në rrugën "Lin Delija", afër kryqëzimit të spitaleve dhe monumentit të Prekë Calit. Sipas policisë, viktima, Olsi Curri ka qenë në një lokal së bashku me persona të tjerë, kur një automjet ka kaluar pranë lokalit dhe është ndalur e ka qëlluar në drejtim të tij. Viktima ka dalë nga jashtë lokalit dhe në trotuar ka marrë plumbat që i kanë sjellë vdekjen. Një grua 31 vjeçe, L. Pali që ndodhej në këtë vend është plagosur aksidentalisht në krah. Nuk dihet akoma nëse viktima ka qenë objekt i sulmit me armë, por në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja. Policia bën me dije se vetëm një plumb e ka kapur viktimën duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes si dhe ka bllokuar lokalin ku kanë qenë rreth 20 persona, të cilët nuk janë lejuar të lëvizin pa u marrë dëshmitë dhe bërë kontrolli i tyre. Policia po heton në disa pista siç janë ajo e ndonjë konflikti të mundshëm që ka pasur më përpara viktima, grindje e çastit apo dhe hakmarrje. Autori është larguar me shpejtësi i ndihmuar nga errësira.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›