Shpresë nga Europa

Komisioni Europian ka propozuar fillimin e procesit që do tu mundësonte qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë pa viza në shtetet e Bashkimit Europian si dhe vendosjen e themeleve për marrëdhëniet tregtare mes bllokut europian dhe shtetit të ri.
Kjo është konfirmuar të mërkurën në Bruksel nga Olli Rehn, komisari i BEsë për zgjerim si dhe në dokumentin: Kosova - në përmbushje të perspektivës së saj europiane.
Gjithashtu, Komisioni Europian është zotuar se do të hulumtojë shtegun për të gjetur mënyrat që Kosova të marrë pjesë në disa Programe Europiane që kanë të bëjnë me punësimin, biznesin dhe arsimin, si dhe forcimin e dialogut politik.
Këto masa do ti tregojnë Kosovës se afrimi me BEnë nuk është diçka abstrakte, por ka të bëjë me përfitime të vërteta dhe të prekshme për të gjithë, ka thënë Komisari Rehn, në një deklaratë për shtyp, të mërkurën.
Tani ne u bëjmë thirrje shteteve anëtare të BEsë që të pajtohen me propozimin tonë dhe të sigurojnë që Kosova të mbajë hapin e zhvillimeve me pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor.
Në nëntor të vitit të kaluar, shtetet Anëtare të BEsë kanë mirëpritur propozimin e Komisionit për të shqyrtuar mënyrat se si BEja do të mund të ndihmonte përparimin politik dhe socio-ekonomik të Kosovës brenda kontekstit të përgjithshëm të perspektivës europiane të Kosovës.
Komisioni Europian vë në pah fushat e politikave kyçe që Kosova duhet të adresojë gjatë disa viteve të ardhshme dhe mënyrat se si BEja mund të ndihmojë në këtë drejtim.
Masat e BEsë do të jetësohen në mënyrë progresive dhe do të varen nga përparimi i arritur në Kosovë. Propozimet e Komisionit nuk paragjykojnë qëndrimet e shteteve anëtare të BEsë ndaj statusit të Kosovës. Këtu Komisioni ka parasysh pesë shtete të Bashkimit Europian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
KEja ka propozuar, po ashtu, që të zgjerojë fushën e asistencës financiare në Kosovë për të përshirë bashkëpunimin ndërkufitar.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...