Simbolikisht, PDK dhe LDK hapën fushatën

Dy partitë më të mëdha në vend, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë hapur fushatën e tyre për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, sonte, simbolikisht, një minutë pas mesnatës.
Partia e Kryeministrit Hashim Thaçi e ka bërë këtë në një lokal të Prishtinës, me ca gota verë, ndërsa partia e Presidentit Fatmir Sejdiu me një prezantim në njërën prej lagjeve të qytetit, rrethuar me të rinj.
Në të dyja kampet, të pranishëm në fillimin e fushatës, ishin kandidatët për Prishtinën, ku gara do të jetë më e fuqishmja, Isa Mustafa dhe Astrit Salihu.
Hashim Thaçi e ka shoqëruar Astrit Salihun, ndërsa Lutfi Haziri e ka shoqëruar Isa Mustafën.
Zyrtarisht, takimet e para me qytetarët, subjektet politike do ti nisin gjatë ditës së sotme. Partitë politike janë zotuar se do të respektojnë rregullat e zgjedhjeve dhe do të bëjnë fushatë korrekte dhe në respekt të kundërshtarëve.