E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat në Tiranë të fortit të Tropojës plagoset Filip Gjeloshi

TIRANE- Filip Gjeloshi, njeriu cili u plagos mbrëmë në rrugën “Siri Kodra” të kryeqytetit, njihet si një ndër të fortët e Tropojës. Gjeloshit i është zënë pritë mbrëmë në afërsi të shtëpisë së tij. Gazeta Shqiptare shkruan sot, duke iu referuar policise, se ndaj Gjeloshit është shtënë nga një makinë, ndërsa ky i fundit kishte lënë lokalin e tij e po kthehej te rrugica e shtëpisë. Një plumb mësohet ta ketë marrë në krah ndërsa policia bën me dije se është qëlluar të paktën pesë herë me pistoletë.

Nga policia bëhet e ditur se është qëlluar nga një distancë jo e afërt e për pasojë ka mundur të t’i shpëtojë plumbave ndonëse është tentuar eliminimi i tij.
Policia bën të ditur se ende nuk ka pista të fiksuara në lidhje me hetimet, por mësohet se një prej tyre është ajo e hakmarrjes. Pa i mbushur të 20-at, Gjeloshi do të akuzohej se në Lekbibaj kishte kryer një vrasje, akt për të cilin sot e asaj dite nuk u vërtetua. Ndërkohë do të arrestohej, e lirohej për atë akt, emri i tij do të skalitej fort në përballjet me policinë. Në 2006 Filip Gjeloshi i rezistoni me armë për orë të tëra përballjes me RENEA-n në një shpellë në Lekbibaj. Asokohe arrestimi i tij ishte një nga sukseset më të mëdha të policisë, por shpejt Gjeloshi do të linte sërish qelinë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›