E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 8 majit PD mbledh sot Keshillin Kombetar

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar, ku pritet të diskutohet mbi përgatitjet për zgjedhjet lokale të 8 majit.

Mbledhja do të nisë në orën 11:00 në selinë e PD-së, nën drejtimin e Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Kjo është hera e parë që mblidhet Këshilli Kombëtar i zgjedhur në  Kuvendin e IX-të që u zhvillua më  14 dhjetorit  2009. Nga ky organ i lartë drejtues partiak u  rikonfirmoi në krye të partisë Kryeministrin Sali Berisha, si dhe zgjodhën Këshilli Kombëtar i përbërë nga 140 anëtarë, ku 100 prej tyre janë zgjedhur nga Kuvendi i demokratëve dhe 40 të tjerë janë anëtarë të përhershëm ose kryetarë të degëve të PD-së. Kuvendi i IX miratoi dhe ndryshimet statutore të kësaj force politike.
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›