Marredheniet Rusi-Kube shqetesojne Uashingtonin
Nga Paul RICHTER
Ne mes te tensioneve gjithnje ne rritje mbi Gjeorgjine, zyrtaret amerikane jane gjithnje e me shume te shqetesuar se Rusia eshte duke levizur drejt ringritjes se nje prej tipareve me te rrezikshme te struktures se vjeter te sigurise se Bashkimit Sovjetik - aleances se tij me Kuben.
Moska ka bere te ditur se deshiron te rivendose nje marredhenie afatgjate me Havanen e cila perfshin jo vetem lidhjet ekonomike, por edhe ato ushtarake dhe bashkepunimin midis sherbimeve sekrete. Marredhenia e coi boten ne prag te luftes berthamore gjate Krizes se Raketave te Kubes me 1962, kur Rusia instaloi ne menyre sekrete raketa berthamore ne ishull. Zyrtaret amerikane besojne se deklaratat ruse jane pjeserisht turfullima, te cilat kane ndermend te terheqin vemendjen e SHBA dhe aleateve te tyre nga zhvendosja e aleances se NATO-s dhe te pajisjeve ushtarake, duke perfshire vendndodhjet e mbrojtjes kunder raketave, prane kufijve ruse. Dhe disa eksperte shtrojne pyetjen sesa e interesuar eshte Kuba ne ringritjen e lidhjeve te ngushta me Rusine.
Por ne nje kohe kur Rusia ka nderhyre forcerisht ne Gjeorgji dhe eshte duke e zgjeruar shtrirjen globale te ushtrise se saj te ringritur, disa ushtarake te larte frikesohen se kjo mund te mos jete vetem nje turfullim. Rusia "ka serish lidhje strategjike me Kuben, ose te pakten, kjo eshte ajo qe ata po bejne", pohoi kohet e fundit nje zyrtar i larte amerikan, duke folur, ashtu si te tjeret, ne kushtet e anonimitetit per shkak te implikimeve te ndjeshme te kesaj ceshtjeje. Zyrtaret thone se dyshojne qe ruset do te rrezikojne vendosjen e bombarduesve berthamore ne Kube. Por disa besojne se Moska mund te deshiroje qe te vendose bashkepunimin e saj te dikurshem ne fushen e sherbimeve sekrete me Havanen, dhe te rifilloje bashkepunimin e kufizuar ushtarak, ndoshta duke perfshire ndalimin per tu furnizuar per aeroplanet dhe anijet e luftes.
Ne atmosferen aktuale, kontakte te tilla do ti shqetesonin zyrtaret amerikane, duke sherbyer si nje kujtese e marredhenieve ushtarake midis Havanes dhe Moskes te cilat u shtrine prej Revolucionit Kuban ne 1959 derisa Rusia e dobet, post-sovjetike, me ne fund mbylli kompleksin masiv te pergjimeve elektronike ne Lourdes prane Havanes me 2001.
Nje zyrtar i larte ushtarak pohoi se nje rikthim i anijeve dhe aeroplaneve ruse mund te detyroje ne dislokim shtese amerikan ne rajon. Por administrata Bush dhe Pentagoni kane refuzuar te bejne ndonje koment mbi implikimet.
"Kjo eshte nje restrospektive e Luftes se Ftohte", thote nje zyrtar qeveritar. "Tema mund te kujtoje krizen e raketave ne Kube, dhe ky ishte nje kapitull qe njerezit nuk duan ta rivizitojne serisht".
Ministria ruse e Mbrojtjes nuk pranoi te komentonte nje raport ne gazeten Izvestia ne muajin korrik i cili citonte nje zyrtar te paidentifikuar rus ndersa deklaronte se qeveria synonte te fillonte vendosjen e bombarduesve berthamore Tupolev TU-160 dhe Tupolev TU-96 Bear ne Kube. Sidoqofte, raporti ishte marre mjaft seriozisht ne Uashington, aq sa gjenerali Norton A. Scheartz, shefi i ri i Shtabit te Forcave Ajrore, deklaroi gjate seances degjimore ne Senat per konfirmimin e tij ne ate kohe se dergimi i bombarduesve do te kalonte "nje vije te kuqe ne rere". Muajin e kaluar, Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice u ankua mbi besimin gjithnje ne rritje te Rusise mbi ushtrine e saj per t'i kujtuar botes fuqine e saj. Ajo kritikoi perparimin ushtarak te Rusise ne Gjeorgji, nje ish-republike sovjetike, dhe patrullimet gjithnje e me te shpeshta te bombarduesve te vet me rreze te gjate veprimi ne linjat oqeanike te patrulluara nga SHBA dhe NATO prane veriut te Evropes, Alaske dhe gjetke.
Ndersa ajo ringre forcat te cilat u shuan gjate viteve te varfra '90, Rusia gjithashtu po shikon per baza te reja ajror dhe detare larg territorit te saj. Ajo eshte duke negociuar me Sirine per te rifilluar perdorimin e bazave detare ne Tartus dhe Latakia, pohuan zyrtare ruse. Ne Moske ka gjithashtu negociata per tu afruar me Vietnamin mbi perdorimin e Cam Ranh Bay.
Kryeministri rus, Vladimir Putin, dergoi ne fund te korrikut nje prej ndihmesve te vet me te ngushte, zv/Kryeministrin Igor Sechin, dhe nje delegacion te gjere per tu takuar me presidentin kuban, Raul Kastro. Takimi ishte kryesisht mbi bashkepunimin ekonomik, duke perfshire edhe kerkimet e mundshme per nafte ne Kube. Zyrtaret ruse e bene te qarte se ata ishin duke shqyrtuar edhe rifillimin e aspekteve te tjera te marredhenieve.
Nikola Patrushev, i cili eshte sekretar i Keshillit rus te Sigurise dhe ish-drejtor i FSB-se, agjencia qe pasoi KGB-ne, u takua me ministrat e Mbrojtjes dhe ate te Brendshem kuban gjate kesaj vizite. Me vone, Keshilli leshoi nje deklarate ku thuhej se dy vendet planifikonin " pune konstante per te rivendosur marredheniet tradicionale ne te gjitha fushat e bashkepunimit". Me pas, Putin deklaroi, "Ne duhet te rivendosim pozicionet ne Kube dhe ne vendet e tjera".
Disa analiste ruse mbeten skeptike mbi synimet e Kremlinit, duke pare peshperitjet per perteritjen e veprimtarive ushtarake ne Kube si nje taktike e destinuar per te tronditur SHBA. Zyrtaret ruse "e kuptojne se rivendosja edhe e nje baze per grumbullimin e informacioneve ne Lourdes do te ishte nje shpallje e nje Lufte te re te Ftohte nga ana e Rusise", thote Aleksander Golts, analist per ceshtjet e mbrojtjes ne gazeten ruse "Yezhednevny Zhurnal". "Kremlini nuk do ta beje kurre kete, sepse ai nuk mund t'ia lejoje vetes kete". Megjithe fjalet per nje rikthim te Luftes se Ftohte, veren Golts, Rusia shpenzon 2, 7% te GDP-se se saj per mbrojtjen - ndryshe nga Bashkimi Sovjetik, i cili ne kulmin e Luftes se Ftohte shpenzonte 40%.
Megjithese disa zyrtare te administrates Bush te cilet mbeshtetesin linjen e ashper ndaj Rusise thone se ata i konsiderojne lidhjet me Kuben shqetesuese, te tjere zyrtare amerikane thone se rreziku nuk duhet zmadhuar. "Ditet e vjetra kane ikur dhe njerezit duan te ruajne nje ndjenje te perspektives", thote nje zyrtar amerikan. "Duke thene kete, une nuk do te pretendoja se sherbimet sekrete kubane dhe ruse nuk flasin kurre me njeri-tjetrin". Ky zyrtar thote se aktiviteti i sherbimit sekret kuban perben nje shqetesim edhe pa ringjalljen e lidhjeve me ruset. "Ata ishin dhe jane agresive ne vetevehte", tha ai. "Nese dicka, vitet qe kane kaluar prej fundit te Bashkimit Sovjetik ka bindur kubanet eshte qe, kur behet fjale per sherbimeve sekrete, ata jane te vetmit njerez mbi te cilet ata mund te mbeshteten".
Qekur u be president, Raul Kastro ne pergjithesi ka shmangur provokimin e SHBA, thote Brian Latell, nje ish-analist i CIA-s dhe specialist per Kuben. Latell thote se eshte skeptik qe Kastro do te doje te futet ne mes te nje rivaliteti te ringjallur amerikano-rus. "Perse te dale si nje dege per Putin", pyet Latell, i cili ka shkruar nje liber "Pas Fidelit". Latell shton, edhe, se ai ishte i gatshem te besonte se kubanet do te bashkepunonin mbi sherbimet sekrete dhe do te rifillonin kontaktet e kufizuara ushtarake, te tilla si furnizimi i aeroplaneve.
Kompleksi 28 milje katror rus i mbikeqyrjes elektronike ne Lourdes ishte baza me e madhe e llojit te saj pertej oqeanit, dhe raportohet se atje kane punuar jo me pak se 1500 inxhiniere, teknike dhe personel ushtarak rus. Me pak se 100 milje nga Key West (Florida), pozicioni i tij e bente ate ideal per mbikeqyrjen e SHBA. Qeveria ruse perfundoi angazhimin e saj atje ne 2001 per shkak te kostos se tij te madhe pervec tendosjes qe ai shkaktonte mbi marredheniet amerikano-ruse.
Mark Hackard, ndihmes Drejtor i Qendres Nikson ne Uashington, thote se levizjet e Rusise jane zhvilluar ne kete drejtim, megjithese ajo ka leshuar vazhdimisht terren mbi sigurine prej viteve 1990', ajo ka marre pak si shkembim prej SHBA dhe aleateve te saj. Tashme, ka limite mbi ate sesa larg do te zgjerojne ruset ushtrine e tyre", thote ai.
"Ata nuk po kerkojne kunderpeshen e nje superfuqie te re perreth botes", thote Hackard. "Ata deshirojne perparesi ne ish-sferen sovjetike".