E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maniaku tenton seksin me te mituren

Fier- Nje i moshuar qe dyshohet si maniak u arrestua nga policia per tentative perdhunimi te turistes se mitur qe kalonte pushimet tek te afermit e saj ne Fier. Thoma Marini, 75 vjec, u denoncua nga vajza 13 vjecare A. F., ndersa ngjarja eshte parandaluar nga kusheriri i babait te vogelushes, ndersa kishte pikasur qellimin e plakut. Burime zyrtare te policise thane se ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem ne nje banese dy kateshe te fshatit Libofshe, pak kilometra larg qytetit te Fierit. Vajza banonte me familjen e saj ne Itali, por prej disa ditesh gjendej ne fshat per te kaluar pushimet verore, ndersa prinderit nuk kishin udhetuar dot ne Shqiperi per shkak te punes.

Ngjarja

Dy familjet ishin fqinje dhe jetonin ne nje ndertese dy kateshe ne fshatin Libofshe. I dyshuari Thoma Marini ka perdorur nje kartmonedhe te prerjes 500 lekeshe per te joshur 13 vjecaren. Ai e ka bindur qe ajo te futej brenda ne banese dhe me pas ka mbyllur deren. Sipas rrefimit qe vajza ka bere ne polici, plaku i ka dhene kartmonedhen ne dore dhe me pas ka nisur ta zhveshe. Ai ka kryer disa veprime te turpshme me te dhe ne momentin kur po behej gati te kryente marredhenie seksuale, ka rene dera. Ka qene Nikolin F., kusheriri i babait te vajzes qe ka trokitur tek fqinji, me idene se kishte humbur e mitura. Por plaku ka veshur vajzen dhe e ka nxjerre, duke mos pranuar qe te kishte kryer ngacmime seksuale. Ne dyshim per qellimin e marrjes se 13 vjecares ne shtepi, Nikolini i ka kerkuar te mitures qe te tregonte.

Arrestimi

Me vajzen per dore dhe bashkeshorten, Nikolin F., i eshte drejtuar komisariatit te Fierit dhe ka kerkuar ndihmen e policise. Ai i ka thene agjenteve se 13 vjecarja kishte ardhur per pushime ne Shqiperi dhe se prinderit i kishte ne Itali. Porse fqinji i tij, Thoma Marini, 75 vjec, kishte abuzuar seksualisht duke kryer veprime prej pedofili, madje kishte tentuar edhe kryerjen e marredhenieve seksuale me te mituren. Vajza eshte marre ne pyetje ne prezence te nje psikologu, ku ka rrefyer se plaku i kishte dhene nje kartmonedhe 500 lekeshe dhe pasi e kishte futur ne shtepi, e ka zhveshur. Menjehere pas deshmise nje furgon policie eshte drejtuar per ne fshatin Libofshe, ku dhe i ka vene prangat 75 vjecarit per vepren penale te tentatives se kryerjes se marredhenieve seksuale me te mitura dhe kryerjes se veprimeve te turpshme. Gjate marrjes ne pyetje Marini ka mohuar akuzat, duke thene se nuk i kishte bere asgje te mitures. Policia ka bere edhe ballafaqimin e te dyshuarit me vajzen, ndersa ajo ka njohur plakun si njeriun qe i kishte dhene parate per ta futur ne shtepi.

Marini jetonte i vetem

Banoret e fshatit thane dje per gazeten "KJ" se 75 vjecarit Thoma Marini i ka vdekur gruaja 12 vjet me pare. Nga martesa ka tre femije, nje djal te vetem dhe dy vajza, te gjithe te martuar. Ai banon ne katin e pare te godines, ndersa vajzen e mitur e ka hasur ne shkalle, ku dhe i ka kerkuar te shkonte me te ne shtepi. Mesohet se i moshuari nuk ka shfaqur kurre probleme te tilla me pare dhe ka qene pa precedente penale.

Plaku seks me 13-vjecaren, e la shtatzene

Nje muaj me pare, policia e Lushnjes arrestoi nje 74 vjecar nga Kolonja, pasi u denoncua nga nje 13 vjecare per kryerje te marredhenieve seksuale dhe lenien shtatzene. Vajza e mitur ne muajin e trete te shtatzenise u detyrua te abortonte ne spital, kurse policia ndaloi te dyshuarin Riza Hoxha, ish kryetar kooperative, i cili gjendet nen masen e sigurise "arrest me burg" te dhene nga gjykata. Gjate hetimeve rezultoi se edhe nipi 15 vjecar i te moshuarit kishte kryer seks me te mituren, por ekspertiza paraprake kalonte pergjegjesine tek Riza Hoxha. Ky nuk mohoi kryerjen e marredhenieve seksuale me te mituren, duke thene se kishte shkuar vetem nje here dhe koha e shtatzenise se 13 vjecares nuk perkonte me ate te kryerjes se seksit. Ndersa gjate mases se sigurise Hoxha ka thene se vajza kishte shkuar edhe me shume djem te tjere te fshatit, ndersa ai nuk ishte i vetmi "klient" i saj. Ngjarja e bujshme tronditi familjen Hoxha ne Kolonje te Lushnjes, ndersa te afermit u shprehen se presin fjalen e drejtesise per kete rast.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›