"Spiunet", PD del kunder propozimit te socialisteve
TIRANE - Partia Demokratike nuk mirepret aspak kerkesen e selise roze, per ngritjen e nje Komisioni te posacem qe te realizoje projektligjin per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. Relatori i PD-se per kete projekt, Aldo Bumci dha dje sinjalin e pare kunder propozimeve te PS-se per ligjin e spiuneve. Pa dhene nje pergjigje pro apo kunder, Bumci kerkoi nga selia roze per cfare arsye synon te vonoje edhe me shume miratimin e nje nisme te tille ligjore ne Kuvend. Madje pyetjen, Bumci ja drejtoi direkt kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, i cili sipas tij eshte i vetmi qe duhet te jape nje pergjigje mbi kete zvarritje. "Jam i detyruar ti shtroj kete pyetje zotit Rama. Cfare fshihet pas qendrimit tuaj te dyfishte per ligjin per dosjet?", kerkoi Bumci. Sipas tij per kete nisme ligjore, kupola roze ka dhene shume mendime te ndryshme, qe kane nje perfundim, zvarritjen e miratimit ne Kuvend. "Ne fillim porosisni Majkon te beje ligjin, pastaj i kerkoi Isarajt ta kundershtoje, me pas kerkoni ne Komisionin e Ligjeve te hapen te gjitha dosjet dhe me pas zoti Xhafaj vjen me propozim te ri", beri nje rezyme Bumci. Duke u bazuar ne keto ndryshime, ai kerkon nga PS se cilat jane motivet dhe arsyet per kete qendrim te dyfishte. Dy qendrime qe sipas tij jane diametralisht te kunderta. "Pse kjo ndrojtje per dosjet, per nje ligj qe vendosi standardet morale dhe politike per demokracine shqiptare qe do e ndaje njehere e mire nga e kaluara", theksoi Bumci. Keto deklarata te lene pak te besosh se maxhoranca do te pranoje propozimin e PS-se qe projektligji per hapjen e dosjeve te hartohet nga nje komision i posacem, nen mbikeqyrjen e keshillimin e nderkombetareve. Demokratet kerkojne diskutimin e projektligjeve qe jane dorezuar aktualisht ne Komisionin e Ligjeve dhe me pas miratimin e nje drafti te plote konsensual mes paleve. Per kete arsye, u percaktua dhe ne kalendarin e punimeve te Kuvendit, se projektligji do te miratohet brenda muajit shtator. Nderkohe qe kunder qendrimit te socialisteve eshte shprehur dhe sekretari i marredhenjeve ndrkombetare ne PD, Besnik Mustafaj, dy nete me pare. Vetem dy dite me pare, socialisti Fatmir Xhafaj kerkoi nga maxhoranca qe projekti te hartohet nga nje grup ekspertesh, anetare te nje komisioni te posacem me asistence nderkombetare si dhe perfaqesues te te gjitha grupeve politike. Por kjo teze duket se nuk po shihet pozitivisht nga maxhoranca, e cila kerkon miratimin e projektligjit te "spiuneve" brenda muajit shtator. Deri me sot forcat politike nuk kane miratuar as edhe nje nen te ketij projekti. Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka zhvilluar vetem nje seance degjimore me shoqata te ndryshme ne vend, ku kerkoi opinionin e tyre per "ndeshkimin" e ish bashkepunetoreve te shtetit. Por palet nuk kane nisur ende diskutimin e debatin nen per nen te projekteve qe jane dorezuar ne komision, per t'ia kaluar me pas Kuvendit per votim. Rozeta Rapushi
Verifikimi i figures se zyrtareve nisi qe me 1996
Ne vitin 1996 nisi per te paren here verifikimi i pastertise se figurave ne vend, per te zbuluar se kush ishin ish-bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit. Si pasoje e zbatimit te ligjit, nje sere kandidatesh te opozites se atehershem, qe eshte dhe sot ne opozite, mbeten jashte gares elektorale, ose hyne momentin e fundit ne te. Opozita e asaj kohe akuzoi se ligji u miratua dhe votua me qellimin e vetem qe kandidatet e majte te mos hyjne ne garen elektorale. Nderkohe qe pas zgjedhjeve te vitit 2007, u ngrit komisioni "Bezhani" per verifikimin e figures se zyrtareve.
Ndryshimet ne sistem nuk do ndryshojne menyren e perzgjedhjes se kandidateve
Paloka: Shkrirja e partive me PD, pas Kodit
Partia Demokratike eshte e hapur per kedo qe kerkon te bashkohet apo "shkrihet" me te, ne prag te gares elektorale 2009. Deputeti demokrat Edi Paloka rikonfirmoi dje qendrimin e maxhorances per zgjerime te metejshme, me partite e vogla te djathta. "Ne jemi te hapur per kedo qe te bashkohet me strukturat e PD-se. Madje jemi te hapur edhe per hyrje te reja, por eshte heret per te folur se kur mund te realizohen veprime te tilla", tha dje Paloka pa dhene afate apo data. Hapja e deklaruar prej kohesh, ju drejtua dy partive te vogla te djathta si ajo PDR e Genc Pollos apo PBLD e Arian Staroves. Parti keto qe jane shprehur pro shkrirjes me PD-ne ne pushtet jo vetem si parti por edhe struktura ne prag te zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Sipas Palokes, PD po pret ndryshimet qe do te behen ne Kodin Zgjedhor, per te menduar per ristrukturimin e degeve te saj. "Ndryshimet ne Kushtetute ne lidhje me sistemin zgjedhor nga maxhoritar ne proporcional rajonal, nuk do ta ndryshojne menyren e perzgjedhjes se kandidateve per deputete ne partine me te madhe te maxhorances", theksoi Paloka. Sipas tij, PD do te perzgjedhe kandidatet e saj per deputete ne zgjedhjet e ardhshme, nga baza e saj. Paloka theksoi se kandidatet per garen elektorale do te vijne nga baza e partise, me pas do te behet nje perzgjedhje nga strukturat qendrore ne PD. Dy forcat e medha politike si PD edhe PS premtuan se do te realizojne reformen zgjedhore brenda muajit shtator, por duke qene se java e pare shkoi dem, veshtire qe partite politike te jene korrekte edhe me kete afat.