E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia, fillojne ankesat e biznesit

Kufizimet e energjise elektrike per shkak te remonteve kane dhene edhe efektet e para negative te biznesi vendas. E para qe ka reaguar per keto nderprerje te pa lajmeruara te energjise kane qene Dhoma e Kombetare e Prodhuesve te Veshjeve. Pikerisht bizneset e anetaresuara ne kete dhome, jane ata qe prodhojne veshje me porosi. Keto nderprerje te energjise, kane sjelle edhe mjaft probleme ne respektimin e kontratave me parteret e huaj. Ne nje leter te hapur, derguar dje, drejtorit te OSSH-se, Sahit Dollapi, thuhet se prej me shume se dy javesh ne Tirane, ne zonen e Alliasit, rruga "5 Maji", ne zonen e ish-Porcelanit (ish-Ndermarrja Artistike"Migjeni") ne ish-NPV e Durresit dhe ne disa zona te tjera, ku jane vendosur shumica e ndermarrjeve qe prodhojne per eksport me material porositesi, ka pasur e vazhdon te kete nderprerje te gjata te energjise elektrike. Nga ana tjeter ata theksojne se "nderprerja e energjise sipas sistemit "nje dite po, nje dite jo" nuk mund te justifikohet me remontin e linjave. Keto nderprerje, te pa lajmeruara dhe anormale, kane demtuar procesin e prodhimit te ndermarrjeve tona dhe kane krijuar nje dem te konsiderueshem per subjektet ne fjale". Pikerisht per kete arsye ata kerkojne sa me shpejt marrjen e masave per te vijuar normalisht punen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›