Atentati i dështuar në Elbasan/ Të arrestuarit mohojnë akuzat: S’kemi dijeni për mjetin e 3 kallashnikovët

Dy të arrestuarit, Arben Spahiu 53-vjeç dhe Arsen Preçi 44-vjeç mohojnë akuzat e Policisë së Elbasanit për përgatitjen e atentatit dhe pronësinë e automjetit, brenda të cilit u gjetën armë dhe benzinë, ku dyshohet se do vrisnin kundërshtarin e tyre Elton Kila, i njohur ndryshe edhe si “Oti i Elbasanit”, i cili më parë i kishte shpëtuar 4 atentave.
Burime nga policia lokale bëjnë me dije, se janë marrë disa herë në pyetje për mjetin ‘BMË X6’ si dhe për dokumentet e falsifikuara që i përkisnin njërit prej tyre, konkretisht Arben Spahiut. Ata kanë mbajtur deklarim mohues përballë këtyre fakteve, ku Spahiu, sipas burimeve, mësohet se ka deklaruar, se nuk ka dijeni për mjetin dhe armët.
Ndërsa në lidhje me dokumentet e falsifikuara greke me foton e tij, Spahiu ka thënë se mund të jenë bërë nga dikush që ka dashur t’i bëjë keq.
GFrupi hetimor i gritur për këtë ngjarje është duke punuar për të vërtetuar lidhjen mes Erjon Alibejt dhe dy personave të arrestuar, ku nëse gjenden provat, çështja mund t’i kalojë SPAK pasi kalon në grup të strukturuar kriminal.
Të arrestuarit Arben Spahiu (burri i motrës së Erion Alibejt) dhe miku i tij, Arsen Preçi dyshohet se po planifikonin të finalizonin ekzekutimin e kundërshtarit të tyre Elton Kila, ku me mjetin tip “BMË X6”, kishin planifikuar ta qëllonin 43-vjeçarin brenda në automjet.
Të dhënat flasin, se në momentin kur ishte parashikuar të kryhej atentati, Kila ka qenë duke udhëtuar nga Tirana drejt Elbasanit së bashku me fëmijët e tij, por prezenca e policisë në zonë ka bërë që dy autorët të largohen duke lënë automjetin së bashku me armët dhe municionet në zonën e njohur si “ish-Konservimi” pranë stadiumit “Elbasan Arena”.
Nga kamerat e sigurisë, të cilat jaë marrë në administrim nga grupi hetimor, bëhet me dije, se Arsen Preçi ka hedhur në koshin e mbeturinave çantën e supit, brenda të cilës janë gjetur pistoleta dhe dy mjete identifikuese që kanë çuar policinë drejt zbulimit të autorëve. Po ashtu në çantë janë gjetur edhe maska dhe doreza që do të përdoreshin prej tyre për të humbur gjurmë pas krimit.
/RTSH/