Atentati ne Frankfurt Arid Uka pranon Shenjestra ushtaret amerikane. Reagon Pacolli

Arid Uka, i riu kosovar që qëlloi për vdekje dy aviatorë amerikanë dhe plagosi dy të tjerë pranë aeroportit të Frankfurterit në Gjermani, mund të ketë qenë i motivuar nga islamizmi radikal. Sipas ministrisë së Brendshme të landit të Hessenit, ku gjendet edhe aeroporti i Frankfurtit, 21-vjeçari Uka e ka pranuar veprën.
Ministri i Brendshëm i Hessenit, Boris Rein, tha se Arid Uka ka pranuar se qëllimi i sulmit të tij ishin ushtarët amerikanë.
"Hetimet kanë treguar se ai ka vepruar i vetëm dhe se nuk i përket ndonjë rrjeti terrorist", ka deklaruar Rein. Por, sipas tij, të dhënat e deritanishme flasin se i riu Uka ka pasur ndikim nga muslimanët radikalë. “Duket se në javët e fundit, ai nisi të përdorë një emër lufte islamik Abu Reyyan" tha ministri Rein.
Ndërkohë, mësohet se autoritetet gjermane dhe amerikane janë duke hetuar në mënyrë intensive mundësinë e sulmeve të tjera ndaj ushtarëve amerikanë në Gjermani.
Në Prishtinë sulmi që ka pushtuar faqet e para të gazetave të ditës dënohet ashpër nga autoritetet më të larta.
“Ne dëmojmë këtë incident. Ne do shikojmë ccfarë e shtyu këtë të ri të bejë këtë krim dhe ne të gjithë kosovarët njëzëri e dënojmë shumë shumë ashpër” tha presidenti Behgjet Pacolli.
Edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara i është bashkuar qeverisë dhe popullit të Kosovës në dënimin e sulmit të Frankfurtit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, falënderon Qeverinë dhe Presidentin e Kosovës për deklaratat e tyre të ngushëllimit dhe të përkrahjes në këto çaste. Ambasada shton se akti i një individi të vetëm nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në miqësinë e thellë dhe të qëndrueshme mes dy vendeve.
Në Mitrovicë, anëtarët e familjes Uka, thonë se Arid Uka është lindur dhe edukuar në Gjermani, aty ku prindërit e tij kanë emigruar para rreth 40 vjetësh. Gjyshi i të dyshuarit ishte i njohur në zonë si udhëheqës fetar i një xhamie, në një fshat afër Mitrovicës.