Rusia humb 4 miliardë dollarë nga eksporti i armëve

Rusia mund të humbasë katër miliardë dollarë nga eksporti i armëve me Libinë, për shkak të sanksioneve të OKB-së kundër regjimit të Muamer Gadafit.
Këto vlerësime i bëri kreu i ndërmarrjes shtetërore të armatimit, Sergei Çemezov.
Bota arabe është tregu kryesor i eksportit të armëve për Rusinë, pas Kinës dhe Indisë.