E Diel, 1 Nëntor 2026

Papa Benedikti: Hebrenjtë nuk janë fajtor për vdekjen e Jezusit

Papa Benedikti XVI, në librin e tij të ri ka refuzuar idenë e një faji kolektiv hebre, për vdekjen e Jezu Krishtit. Kjo është një çështje e cila ka shkaktuar gjithmonë shqetësime dhe ka përndjekur popullin hebre ndër shekuj. Lidhur më këtë cështje, Papa argumeton se nuk ka asnjë shkrim të shenjtë që i cilëson hebrenjtë si një popull që duhet mallkuar.
 

Në vitin 1965, Kisha Katolike ndaloi përdorimin e këtyre fjalëve.
Por për popullin hebre, ky është një hap përpara në atë cka është përcaktuar deri më tani. Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i ka dërguar një mesazh Papa Benediktit, në të cilën i shpreh vlerësimin e thellë lidhur me ato cka ka shkruar mbi akuzat për hebrenjtë.
 

Libri më i ri i Papa Benediktit, titullohet Jezusi i Nazaretit-Pjesa e Dytë.
 

Ai thotë gjithashtu se ishte një rreth i ngushtë aristokrat ai që i dërgoi Krishtin drejt kryqëzimit, pasi shihte se si autoriteti i tyre kërcënohej, nga vetshpallja e Jezusit si "Mbret i izraelitëve".
 

"Tani ne duhet të pyesim. Kush ishin vertetë ata që akuzuan Jezusin" pyet Papa në librin e tij.
Gjaku i tij është tek ne dhe të fëmijët tanë shkruan Benedekti dhe gjaku i Jezusit nuk kërkon hakmarrje dhe ndëshkim, ai sjell pajtim. Ai nuk duhet derdhur kunder askujt, është derdhur për të shumë, për të gjithë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›