E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: 30 milionë euro për refugjatët libianë

Bashkimi Evropian do të ndajë 30 milionë euro ndihmë për të përballuar krizën e refugjatëve në kufirin e Libisë me Tunizinë.

Lajmin e bëri të ditur shefja për ndihma e BE-së, Kristalina Georgieva, e cila ka vizituar sot zonën kufitare.

Ndërkohë, Gjykata Ndërkombëtare për Krime ka deklaruar se do të hetojë udhëheqësin libian, Muamer Gadafi, dhe rrethin e tij të brendshëm, përfshirë djemtë e tij, për krime të dyshuara kundër njerëzimit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›