Atentati në Mamurras, arrestohet autori i dytë i vrasjes së 9-vjeçarit
KURBIN - Policia e qarkut Lezhë ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dytë të atentatit, ku humbi jetën një fëmijë 9-vjeçar, rreth një muaj më parë në Mamurras. Pas arrestimit të autorit kryesor të ngjarjes, Vladimir Shkreta, policia prangosi mëngjesin e sotëm edhe vëllain e tij, Altin Shkreta, i cili rezulton të jetë bashkëpunëtor në vrasje.
NGJARJA
Pasditen e 5 qershorit tre pjesëtarë të familjes Llani ishin duke lëvizur me makinë nga Mamurrasi për në banesën e tyre në fshatin Shpërdhet. Pak metra larg vendit të quajtur “Ura e Drojes” (në afërsi të kthesës së Bushneshit), automjeti me të cilin udhëtonin është qëlluar me breshëri automatike.
Dy vëllezërit Shkreta, që kishin zënë pusi buzë rrugës, kanë qëlluar nga ana e drejtuesit të autoveturës, Muharrem Llani, i cili ishte dhe shënjestra e atentatit. Plumbat kanë plagosur rëndë 62-vjeçarin dhe nipin e tij 9 vjeç që ndodhej në sediljen e parë të automjetit, në prehrin e nënës së tij.
Atentatit i ka shpëtuar mrekullisht nëna e të miturit, e cila është terrorizuar nga skena makabre. Krismat e armës alarmuan banorët e zonës, të cilët sinjalizuan policinë për ngjarjen.
Pas marrjes së dëshmive të para, ka rezultuar se Muharrem Llani dhe vëllai i tij kanë rrahur barbarisht dy vëllezërit Shkreta. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Mamurrasit. Fillimisht, vëllezërit Llani kanë debatuar ashpër me dy bashkëfshatarët e tyre që tregtojnë materiale ndërtimi me shumicë në Mamurras. Më pas sherri ka degjeneruar në përleshje mes palëve. Pikërisht kjo ngjarje bëri që blutë të zbulonin se autorët e atentatit ishin vëllezërit Shkreta.
DESHMIA
Pas arrestimit, Vladimir Shkreta pranoi autorësinë e krimit, duke deklaruar se ishte i tronditur nga vdekja e fëmijës, pasi objektivi i sulmit ishte xhaxhai i tij.
“Po, unë qëllova në pritë ndaj makinës që drejtohej nga 62-vjeçari Muharrem Llani. Nuk e dija se në automjet ndodhej një fëmijë dhe nëna e tij. Jam shumë i tronditur nga vdekja e 9-vjeçarit”- deklaroi Shkreta në polici.
Gjatë marrjes në pyetje, 33-vjeçari është shprehur se nuk do të qëllonte kurrë mbi gra e fëmijë dhe se në shënjestër kishte dy vëllezërit Llani, të cilët të hënën e kanë rrahur barbarisht atë dhe vëllain e tij.
(er.nu/BalkanWeb)