E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentati në Rinas, eksperti i sigurisë: Ngjarje e rëndë me profil klasik kriminal, autorët kishin dijeni mbi lëvizjet e viktimës

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, e ka cilësuar ngjarjen kriminale në Rinas një atentat klasik dhe i mirëorganizuar. Gjatë një interviste për RTSH 24, Softa tha se autorët kishin informacion për lëvizjet e viktimës dhe ishin parapërgatitur për eliminimin e tij.

Softa shtoi se njëri nga autorët ka qëlluar nga afër, çka vërehet nga trajektorja e plumbave, duke treguar profesionalizmin dhe rrezikshmërinë e ngjarjes.

“Është një ngjarja e rëndë, forma e organizimit është një atentat klasik.Mendoj se ngjara është për shkak të profilit të viktimës, i cili ka dy herë që është tentuar për ta eliminuar dhe e arritën sot. Personi vjen me linjë ajrore nga jashtë dhe mesa duket atentatorët kanë pasur informacion lidhur me të. Fakti që largohen në drejtim të Fushë Krujës tregon se është rruga më e mundshme për t’u larguar ku dhe atentatorët përgjithësisht i drejtohen asaj zone. Atentatori ka qenë në distancë të afërt dhe kjo shikohet nga trajektorja e plumbave.

Gjithashtu eksperti i sigurisë ngriti alarmin se fakti që atentati ndodhi në portën kryesore të hyrjes së vendit, në një zonë që frekuentohet nga turistët, mund të ketë ndikim të rëndë për imazhin e turizmit.

“Ka ndodhur në portën kryesore të turizmit dhe hyrje të vendit, aeroporti i Rinasit, imagjino imazhin që mund të ketë kjo ngjarje e rëndë për turizmin dhe ka ndodhur rreth 100 metra larg zonës së sigurisë, afër aeroportit të një vendi të NATO-s”, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›