E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbardhen detaje nga dinamika e atentatit në Rinas, autorët e pritën Gilmando Danin para aeroportit dhe qëlluan me breshëri nga dy armë

Zbulohen detaje të reja nga atentati i ndodhur pranë rrethrrotullimit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, ndërsa u plagos rëndë miku i tij, M.SH.

Sipas gazetarës së RTSH24, Flutura Tota, autorët e kanë pritur makinën e viktimës në afërsi të aeroportit të Rinasit, duke ndjekur lëvizjet e tyre që prej momentit të daljes nga parkingu.

Automjeti tip “Mercedes-Benz S-Class” ku udhëtonte Dani dhe miku i tij dhe makina ku ishin atentatorët  kanë lëvizur paralel për disa metra dhe në një moment, nga makina e autorëve është hapur zjarr me breshëri automatiku, në drejtim të automjetit të Danit.

Automjeti i viktimës ka vijuar të lëvizë për disa metra, përpara se të ndalonte si pasojë e të shtënave.

Në atë moment, njëri prej autorëve, i maskuar dhe me kapele, ka zbritur nga makina, është afruar pranë automjetit të Danit dhe ka qëlluar disa herë nga afër me pistoletë, për t’u siguruar që ta eliminonte përfundimisht viktimën.

Pas ekzekutimit, autori është kthyer me shpejtësi në automjetin e grupit dhe janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës, ku më vonë është gjetur një makinë e djegur tip “Toyota”, që dyshohet të jetë përdorur nga atentatorët në fshatin Halil.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›