Atentati në Vlorë, verifikohen tabulatet telefonike të Konomit
VLORE- Kanë kaluar 48 orë nga ngjarja makabre e ndodhur në mes të qytetit të Vlorës dhe policia e prokuroria, ende nuk kanë një pistë të saktë rreth ekzekutimit mafioz të gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Zyrtarisht, dje u deklarua se hetimet për shpërthimin e tmerrshëm me tritol ku u copëtua trupi i babait të dy fëmijëve është përqendruar në dy pista.
Bëhet fjalë për një konflikt të mundshëm personal të viktimës me persona të tjerë, përfshirë këtu dhe konfliktin për pronësinë si dhe atë për shkak të detyrës. Që nga momenti i vrasjes së gjyqtarit të ri deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme janë shoqëruar 25 persona ku përfshihen, dëshmitarë të ngjarjes (në kokën kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm me eksploziv), miq dhe të njohur të viktimës. Por nuk mungojnë dhe persona të dyshuar e me precedentë të mëparshëm penalë për ngjarje me eksploziv. Ndër dëshmitë e dhëna nga ana e miqve dhe të njohurve të viktimës, policia dhe grupi i hetimit janë përqendruar më shumë tek informacioni nëse gjykatësi kishte marrë kërcënime kohët e fundit apo jo.
“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se sipas disa të njohurve, Konomi ka marrë kërcënime për jetën nga persona të panjohur. Ndërkaq, burime pranë grupit hetimor sqarojnë se është marrë me seriozitet çdo sinjalizim i dhënë nga të afërm dhe miq mbi shqetësimet që gjykatësi mund të ketë pasur. Pavarësisht sinjalizimeve të ndryshme për kërcënimet që i është bërë 33-vjeçarit, drejtues të Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës shprehen se Skerdilajd Konomi nuk ka kërkuar asnjëherë mbrojtje dhe se nuk ka pasur asnjë sinjalizim prej tij se kërcënohet me jetë.
Burime pranë grupit të ekspertëve që po merren me zbardhjen e vrasjes së gjyqtarit Konomi bëjnë të ditur se është kërkuar zbardhja e të gjitha telefonatave të bëra në adresë të 33-vjeçarit gjatë ditëve të fundit.
Gjyqtari i gjykatës së Vlorës, Skerdilajd Konomi mbeti i vrarë më 9 shtator në një atentat me makinë mu në qendër të qytetit të Vlorës. 33 vjecari u përcoll dje për në banesën e fundit. Ndërkohë që policia e Vlorës ka vënë 100 mijë euro shpërblim për çdo informator që do të mund të zbardhë autorët e vrasjes.
(s.g/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera ‘Gjyqtari’, Presidenti Topi ngushëllon familjen Konomi