11 Shtatori, Basha mesazh Bloomber-it: Sulmi nuk gjunjëzoi vlerat amerikane
TIRANË-“Sulmi i 11 shtatorit nuk i gjunjëzoi aspak vlerat e qytetit të Nju Jorkut -ut, simboli i sipërmarrjes, kulturës dhe suksesit të lirisë amerikane”, thuhet në mesazhin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, drejtuar Kryetarit të Bashkisë në New York-t, Michael Bloomber, në përkujtim të sulmit mbi kullat binjake.
Në letrën e tij, kryebashkiaku Basha, thekson se, qytetarët e Tiranës u solidarizuan dhe u bashkuan me dhimbjen e kombit amerikan, si dhe të familjarëve të 3 mijë viktimave.
“Sot, 10 vjet pas 11 shtatorit, qytetarët e Neë York dhe populli amerikan, jeni më të fortë dhe keni më shumë miq se më parë. Në emër të qytetarëve të Tiranës, bashkohem me ju në përkujtimin dhe nderimin e viktimave të 11 shtatorit dhe në shprehjen e solidaritetit me familjarët e tyre”, thuhet në mesazh.
Kryebashkiaku shpreh bindjen se ky 10 vjetor e gjen qytetin e mrekullueshëm të Neë York-ut dhe qytetarët e tij, më të vendosur se kurrë në afirmimin e vlerave që qëndrojnë në themelet e qyteti, “vlera që përbëjnë një frymëzim të kahershëm dhe konstant për Tiranën dhe qytetetarët e saj”.
(d.b/BalkanWeb)