‘Gjyqtari’, Presidenti Topi ngushëllon familjen Konomi
TIRANË-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga Kryetari i Gjykatës së Vlorës, Artur Malaj dhe anëtarë të Kabinetit kanë ngushëlluar personalisht familjen Konomi, e cila humbi njeriun e tyre, gjyqtarin Skerdilajd Konomi si pasojë e një atentati makabër me eksploziv ditën e premte.
Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, gjatë vizitës së ngushëllimit në banesën e familjes Konomi, Kreu i shtetit shqiptar dhe njëkohësisht edhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, shprehu dhimbjen e madhe për këtë humbje të rëndë, e cila ka tronditur mbarë opinionin publik shqiptar dhe në mënyrë të veçantë, sistemin gjyqësor.
“Nuk gjej fjalë për t’ju shprehur ngushëllimet e mia, pasi tragjedia është jashtëzakonisht e rëndë. Duke dënuar ashpërsisht këtë akt kriminal e barbar të paprecedent, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj që ta përballoni me forcë këtë moment jashtëzakonisht të vështirë duke ju siguruar njëkohësisht se shteti shqiptar dhe strukturat përkatëse të zbatimit të ligjit, po punojnë intensivisht për zbulimin e autorëve dhe vënien e tyre sa më parë përpara drejtësisë”, u shpreh Presidenti Topi.
(d.b/BalkanWeb)