E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati, vritet babai i 3 femijeve

Nje bresheri automatiku i ka marre jeten nje 25-vjecari ne qytetin e Lacit. Aris Trokthi u ekzekutua mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne nje atentat ne hyrje te qytetit te Lacit. Viktima ishte ne shoqerine e nje 20-vjecareje me origjine nga Burreli dhe banuese ne Durres. Ishte pikerisht Leonarda Bitri qe dha alarmin, duke zgjuar banoret e lagjes numer 5 te qytetit, te cilet lajmeruan policine. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 01:20 te mengjesit te djeshem. Viktima dhe vajza qe e shoqeronte kishin dale nga superstrada dhe po hynin ne qytetin e Lacit. Sapo kalon binaret e hekurt, ne afersi te stacionit te trenit, nje i panjohur e priste mbi nje motor. "Pas vrasjes, autori i krimit eshte larguar ne drejtim te paditur", bejne te ditur burime te policise se rrethit te Kurbinit. Viktima ka gjetur vdekjen e menjehershme mbi timonin e automjetit te tij, ndersa pasagjerja 20-vjecare ka shpetuar per mrekulli pa asnje plage ne trup. Burime zyrtare te policise se Kurbinit bejne te ditur se grupi i gatshem i policise ka mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes, pasi ka degjuar te shtenat e automatikut. Ndersa ka marre te dhenat parapake ka nisur edhe operacionin per gjetjen dhe identifikimin e autorit te krimit. Per kete qellim eshte vene ne gjendje alarmi edhe Drejtoria e Policise se Qarkut te Lezhes, e cila ka vene ne levizje te tre komisariatet. Uniformat blu kane ngritur postblloqe ne te gjitha rruget qe lidhin Lacin me rrethet e tjera, duke kaluar ne "site" te gjithe kalimtaret qe leviznin ne kembe apo me makine, por pa mundur dot qe te gjejne autorin e krimit dhe as ta identifikojne ate. Nje grup i posacem hetimor ka mbledhur provat materiale te gjetura ne vendngjarje dhe ka marre ne pyetje deshmitaren e vetme te krimit. Policia tha se aktualisht po punohet ne disa pista, por hetimet jane te veshtira per shkak te konflikteve te shumta qe 25-vjecari ka pasur ne zonen e Kurbinit. Per vrasjen e Trokthit, policia ka ngritur disa pista, duke hapur edhe njehere te gjitha dosjet qe kane qene te mbushura me pare nga uniformat blu te ketij rrethi. "Viktima njihet si person me precedente te shumte penale, me shume probleme dhe konflikte dhe kjo po veshtireson punen e grupit hetimor", bene te ditur burime nga Komisariati i Policise se Kurbinit. Nderkohe, enigmatike mbetet fakti qe ai eshte arrestuar disa here nga polica dhe eshte lene i lire gjykata e Kurbinit, madje disa here duke u liruar ne sallen e gjyqit. Kjo kishte bere qe Trokthi te kercenonte me pas edhe punonjesit e policise, te cilet ne shume raste jane detyruar te perballen personalisht me te ne mungese te zbatimit te ligjit nga togat e zeza.

Vrasesi ishte me skafander, me trup mesatar

Eksperte te policise se Qarkut te Lezhes dhe oficere te policise gjyqesore kane marre ne pyetje 20 vjecaren Lonarda Bitri, e cila ka dale pa u "lagur" nga atentati i bashkudhetarit te saj. Policia ka synuar te zbardhe identitetin e autorit dhe motivet e krimit. Por vajza nuk ka mundur te siguroje te dhena te mjaftueshme per uniformat blu, per shkak te erresires dhe gjendjes se panikut qe e kishte mberthyer. "Ishte rreth 1 meter e 70 centimetra i gjate dhe na priste i hipur mbi nje motor", ka thene vajza. Leonarda Bitri ka shtuar se gjate atyre pak minutave autori nuk e ka hequr skafandrin, ndersa ajo mbante mend vetem momentin derisa u zbraz arma. "Sa degjova krismat, u ula poshte sedijes dhe u ngrita vetem pasi degjova zhurmen e motorit qe largohej", ka treguar deshmitarja e vetme e krimit. Ajo ka shtuar se pas krismave nuk mund te tregonte me asgje. Policia nuk ka bere te ditur arsyen e shoqerimit te Arsi Trokthit nga Lonarda Bitri, e cila ishte me origjine nga Burreli dhe jetonte ne Durres. Pas marrjes se deshmise, 20-vjecarja eshte lene e lire, ndersa ekspertet kane nisur shoshitjen dhe ballafaqimin e te gjitha provave, per te arritur tek autori i krimit.

Viktima, si i shpetoi vdekjes 4 vjet me pare

Ky i djeshmi ishte atentati i dyte ndaj Arsi Trokthit. Me 28 prill te vitit 2004, i riu i ka shpetuar per mrekulli vdekjes, duke mbetur i plagosur rende, ndersa ishte duke qendruar ne nje lokal perballe spitalit te Lacit. Se bashku me Trokthin jane plagosur edhe pese persona te tjere, ndersa nje tjeter klient i lokalit ka mbetur i vdekur. Sipas policise, autori i krimit eshte Gjon Menga, djali i tezes se Agim Pepes, vrasesit te Gani Malushit. Sipas burimeve te policise konflikti midis Menges dhe Trokthit kishte nisur nje ore para krimit, pasi nje sherri mes tyre per motive te dobeta. Pas sherrit, Menga eshte larguar per ne shtepi. Por, me vone eshte kthyer vete i dyte. Ka ndaluar makinen para lokalit dhe ka dale prej saj me nje kallashnikov ne dore. Pa folur asnje fjale, Menga ka tentuar te qelloje Arsin, por nje i aferm i Trokthit, eshte hedhur per ta kapur ne momentin qe po qellonte. Kjo ka bere qe plumbat te kapin edhe klientet qe ndodheshin ne lokal. Per pasoje, ka vdekur ne vend Leke Suti, nga qyteti i Lacit, si dhe jane plagosur Altin Bushi, Bert Lepuri, Mikel Trokthi, Kastriot Trokthi, Zef Trokthi, Sajmir Trokthi dhe Arsi Trokthi. Per kete ngjarje, gjykata e Kurbinit ka denuar me 15 vite burg Gjon Mengen ne mungese. Nderkohe qe Arsi Trokthi ka qene i shoqeruar per armembajtje pa leje dhe per vepra te ndryshme penale, duke qene nje nga personat me me precedente penale ne kete rreth.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›