Hanaj dhe Kuci: Si do te ndahen kompetencat
Dy jave para se te hyje ne fuqi Kushtetuta e Kosoves, qeveria eshte e sigurt se me 15 qershor do t'i marre plotesisht kompetencat qe i takojne me Kushtetute. Por, pergjegjesite qe pas 15 qershorit, UNMIK-u do te duhej t'ia marre misionit te BE-se, i sheh si ceshtje per te cilen duhet merret vesh Brukseli me Nju-Jorkun. Zevendeskryeministri Hajredin Kuci nuk ka dilema per pergjegjesite qe do t'i marrin me 15 qershor institucionet e Kosoves. "Kushtetuta e Kosoves parasheh kompetenca te vecanta per institucionet vendore dhe nje mbikeqyrje te vecante per ato nderkombetare. Kompetencat, sa i perket institucioneve vendore, me 15 qershor ne oren 00:00, do te barten te gjitha ne institucionet e Republikes se Kosoves dhe Kushtetuta do te respektohet ne teresi, jo nje nen, apo 90 per qind, por qind per qind", thote Kuci. Pervec fushes se mbrojtjes, ku edhe me tej fjalen kryesore e thone forcat paqeruajtese te NATO-s, ne fushat tjera, sipas Hajredin Kucit, kosovaret do te jene ata qe do te qeverisin. Misioni i ri evropian, sipas tij, do te kete vetem rol mbikeqyres, por assesi qeverises. "Pjesa mbikeqyrese do te mbetet ashtu sic eshte parapare edhe me Kushtetute, por ne kuptimin e vendimmarrjes, ne organizim, te gjitha kompetencat do te barten te institucionet dhe Kosova do te funksionoje si shtet sovran, i pavarur dhe demokratik. Nderkombetaret do te kene bashkepunim me vendoret, por assesi qeverisje", shprehet Kuci. Te gjitha kompetencat qe i takojne Qeverise se Kosoves, ajo eshte e sigurt se do t'i marre menjehere pas 15 qershorit, perkatesisht hyrjes ne fuqi te Kushtetutes. Per nje gje te tille edhe zevendeskryeministri, Rame Manaj, thote se "Kushtetuta e Kosoves parasheh kompetenca te vecanta per institucionet vendore dhe nje mbikeqyrje te vecante per ato nderkombetare. Sipas Manajt, nuk duhet pasur dilema per pergjegjesite qe do t'i marrin me 15 qershor institucionet e Kosoves, madje as nga nderkombetaret, sepse nje gje e tille eshte deshmuar me njohjen e pavaresise se Kosoves. "Kompetencat do t'i marre Qeveria dhe institucionet e Kosoves pas hyrjes ne fuqi te kushtetutes dhe perfundimit te tranzicionit. Kjo eshte ajo cka mund te thuhet dhe nga pikepamja dhe kendveshtrimi i Qeverise dhe i institucioneve te Kosoves nuk mund te interpretohet ndryshe. Askush nuk e ka kundershtuar kete deri me tani dhe ne presim qe kjo te ndodhe pas asnje dileme", tha ai. Mirepo, bartja e kompetencave nga nderkombetaret te vendoret, sipas zevendeskryeministrit Rame Manaj, do te kete edhe perjashtime sic eshte fusha e mbrojtjes, ku edhe me tej fjalen kryesore do ta thone forcat paqeruajtese te NATO-s. Sipas tij, pas 15 qershorit, kosovaret do te jene ata qe do te qeverisin me vetveten, ndersa nderkombetaret do te jene me teper mbikeqyres. "Une mendoje se me teper do te kete vetem rol mbikeqyres, por jo edhe qeverises. Edhe fusha e mbrojtjes gradualisht me konstituimin dhe ndertimin e institucioneve te mbrojtjes do te kaloje ne kompetence tek vendoret. Por duhet te ndertohet ministria e mbrojtjes, forca e sigurise si dhe ligjet qe kane te bejne me ndertimin e shtetit", thote Manaj. Zevendeskryeministri Rame Manaj po ashtu thote se Kushtetuta e Kosoves ka per baze Pakon e Ahtisarit, e cila parasheh nje mbikeqyrje ne fushen e drejtesise, doganave dhe policise nga ana e EULEX-it. Lidhur me ate se cili eshte komenti i Qeverise per largimin apo mos largimin e UNMIK-ut nga Kosova, Manaj u pergjigj se po pritet se do te ndodhe nje rikonfigurim i UNMIK-ut. "Perndryshe, UNMIK-u e ka perfunduar misionin e vet dhe te shohim se cfare do te jete rikonfigurimi i cili eshte ne kontekst te pergjigjes te faktit se Rezoluta 1244, ende eshte ne fuqi, fatkeqesisht", tha Manaj. Rezoluta 1244 pengon vendosjen e misionit te ri evropian, perderisa jane hedhur ide qe UNMIK-u dhe EULEX-i te bashkeveprojne. Sidoqofte, e sigurt se do nise plotesisht punen me 15 qershor eshte Zyra Civile Nderkombetare, detyra e se ciles eshte monitorimi i zbatimit te pakos se Ahtisarit. Edhe perkunder pasigurise se misioneve nderkombetare ne Kosove, se nje gje e tille do te ndodhe, zevendeskryeministri Manaj, tha dje se ky eshte nje konsensus ne mes te vendoreve dhe nderkombetareve.
UMNIK jo i sigurt per te kaluar pergjegjesite
Kushtetuta e Kosoves ka per baze pakon e Ahtisarit, pako kjo qe parasheh nje mbikeqyrje te drejtesise, doganave dhe policise nga ana e EULEX-it edhe per nje periudhe kohore. Por, zedhenesi i UNMIK-ut, Rusell Geekie, nuk eshte i sigurt nese me 15 qershor, UNMIK-u do t'i transferoje kompetencat te misioni i ri evropian. "Nuk mund te flasim per kompetenca qe tani, por ajo qe mund te themi eshte se diskutimet per kete ceshtje jane duke u zhvilluar ne mes te Nju Jorkut dhe Brukselit, si dhe aktoreve te tjere", thote Geekie.
UMNIK jo i sigurt per te kaluar pergjegjesite
Kushtetuta e Kosoves ka per baze pakon e Ahtisarit, pako kjo qe parasheh nje mbikeqyrje te drejtesise, doganave dhe policise nga ana e EULEX-it edhe per nje periudhe kohore. Por, zedhenesi i UNMIK-ut, Rusell Geekie, nuk eshte i sigurt nese me 15 qershor, UNMIK-u do t'i transferoje kompetencat te misioni i ri evropian. "Nuk mund te flasim per kompetenca qe tani, por ajo qe mund te themi eshte se diskutimet per kete ceshtje jane duke u zhvilluar ne mes te Nju Jorkut dhe Brukselit, si dhe aktoreve te tjere", thote Geekie.