Mjeket e poliklinikave, rritje page 15%

Duke filluar nga ky muaj, drejtuesit dhe mjeket e poliklinikave do te kene nje rritje te pages. Keshtu, rritja e pagave per 400 drejtuesit e ketyre institucioneve do te jete 15 per qind, nderkohe qe e njejta shifer shtese do te jete edhe per mjeket dhe infermieret e poliklinikave. "Pas percaktimit te indikatoreve per bonusin dhe matjes se tyre, aktualisht po perpunohen te dhenat dhe qendrat shendetesore, pervec pages dhe 10 per qind shtese per aktivitetet qe shperndahet sipas realizimit te numrit te vizitave, do te perfitojne edhe 5 per qind shtese per cilesine e sherbimit. Nga te dhenat paraprake, te gjitha qendrat do ta perfitojne bonusin, por masa e perfitimit do te jete e ndryshme ne baze te realizimit te indikatoreve qe jane vendosur per marrjen e tij", u shpreh drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana. Sipas rregullit te vendosur, nese nje mjek ploteson "normen" e percaktuar nga ISKSH, atehere ai do te marre nje shtese prej 10 per qind, ne rastet kur kryen vetem gjysmen e vizitave te kerkuara, shtesa do te jete ne 5 per qind. Nga te dhenat rezulton se financimi po ecen ne te njejten kah me cilesine e sherbimit, nderkohe qe mjeket e familjes po frekuentohen 2 apo edhe 3 here me shume perpara se te niste kjo reforme. Nderkohe qe, per llogaritjen e gjithe vizitave dhe bilanceve, qe do te behen ne qendrat shendetesore jane punesuar ekonomiste. Sipas drejtoreshes se ISKSH-se, paga e tyre do te jete nga 40 mije leke per ata ne kryeqytet, 35 mije leke per ekonomistet e rretheve dhe 22 mije per specialistet e mesem. Per te pare situaten, ne te cilen ndodhen qendrat shendetesore, jane matur 4 indikatore, te cilet kane te bejne me numrin e vizitave, numrin e recetave me rimbursim, numrin e personave te vizituar per here te pare. Ato qendra dhe mjeke qe do e kalojne kete mesatare, do te perfitojne 10% shtese te pages, qe lidhet me performancen. Nese kjo mesatare arrihet per nje kohe te percaktuar, atehere do te perfitohet bonusi, i cili jep nje rritje 5 per qind te pages.
Mjeket, rritje page kur vizitojne te siguruar
Qe te perfitosh rritjen e pages prej 10 per qind, cdo mjek ne kryeqytet duhet te plotesoje "normen" e percaktuar. Keshtu, ai duhet te kryeje nje numer te caktuar vizitash te personave te siguruar. Sipas vendimit te marre nga ISKSH, numri i te siguruarve, te cilet do te vizitohen, sjell edhe rritjen e pages, por kjo kerkese rrjedhimisht sjell edhe rritjen e numrit te personave te siguruar ne vendin tone. Ky nuner pritet te rritet ne vazhdim, pasi ne ligjin e ri te Sigurimeve Shendetesore do te zgjidhet nje skeme, e cila do te jete e pranueshme nga te gjithe pacientet. Aktualisht, skema e sigurimeve eshte gjysme kontribute dhe gjysme taksim i pergjithshem.
Kategoria Sa ishte Sa behet
Drejtor poliklinike 45000 51000
Mjek specialist 30000 34500
Mjek 25000 28700
Infermier 20000 23000
400 drejtues poliklinikash do te perfitojne nga rritja e pagave
40 mije leke do te jete paga per ekonomistet e poliklinikave ne kryeqytet
35 mije leke do te jete paga per ekonomistet e poliklinikave ne rrethe
22 mije leke do te jete paga e ekonomisteve te mesem
10 per qind rritje page do te kene mjeket nese arrijne indikatoret
5 per qind do te jete bonusi nese arrihet cilesia e sherbimit
3 muaj do te maten indikatoret ne poliklinika e me pas jepet shperblimi