Atentatorët lanë me qetësi tritolin në gomën e makinës
17/07/2009 Skema e shpërthimit të fuoristradës përballë Parlamentit, dyshohen konflikte personale
TIRANE- Gati 200 gr ka qenë sasia e tritolit që i është vënë makinës së ish-drejtorit të Inspektoratit Urban në Bashkinë e Tiranës, Benard Ujkaj. Përfundimi ka ardhur nga disa veprime hetimore që kanë kryer ekspertët e seksionit Antieksploziv, të cilët pasi kanë analizuar disa prova materiale si dhe duke parë dëmet që ishin shkaktuar nga shpërthimi i fuqishëm, kanë nxjerrë një raport me shkrim ku përcaktohej qartë se sasia e lëndës plasëse ishte rreth 200 gramë. Ekspertiza që tashmë i është dorëzuar prokurorëve të Tiranës, tregon qartë të gjithë dinamikën që ka ndjekur autori për realizimin e planit të tij. Ndërkohë që për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, në Drejtorinë e Policisë së qarkut Tiranë janë shoqëruar pronari i automjetit, shtetasi 48-vjeçar Bernard Ujkaj si dhe disa persona të tjerë, të cilët në momentin e shpërthimit ishin duke kaluar në rrugë. Nga deklarimet e tyre policia nuk ka mundur të identifikojë dhe arrestojë autorin e ngjarjes, por mësohet se në bazë të tyre grupi hetimor ka ngritur dy pista hetimi. Aktualisht organi i akuzës po kryen veprime hetimore për ndonjë konflikt personal që mund të ketë pasur Bernard Ujkaj si dhe për ndonjë përplasje e mundshme që mund të jetë e “trashëguar” nga puna e tij në Bashkinë e Tiranës. Nga burime zyrtare pranë policisë mësohet se makinën tip “Cuv Hover”, me targa TR 3883, të cilën M. Ujkaj e kishte blerë prej disa kohësh me kredi. Mbrëmjen e 15 korrikut, ai e kishte parkuar automjetin në krahun e djathtë të rrugës “Xhurxh Bush”. Sipas specialistëve antieksploziv dhe shërbimeve zjarrfikëse, personi që ka vënë lëndën plasëse në makinë, e ka survejuar për një kohë të gjatë 48-vjeçarin. Duke qenë makina në një pozicion të favorshëm, por edhe duke shfrytëzuar mungesën e kalimtarëve në rrugë, autori i krimit ka ecur me qetësi nga ana e trotuarit, ku ndodhej e parkuar fuoristrada. Sapo i është afruar kësaj të fundit, autori me shpejtësi ka vendosur mbi gomën e parë sasinë e tritolit. Bëhet e ditur se lënda plasëse ka qenë e shoqëruar me një ndezës dhe fitil të shkurtër. E gjithë kjo, sipas specialistëve, është kryer në mënyrë që autori të kishte mundësi të largohej nga vendi i ngjarjes. Djegia e fitilit ka bërë që zjarri të aktivizojë kapsollën dhe kjo e fundit me sasinë prej rreth 200 gr tritol. Nga shpërthimi i fuqishëm, automjeti është përfshirë nga flakët, ndërkohë që 3 biznese të tjera, si dhe selia e ish-përndjekurve politikë kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht nga kjo ngjarje kriminale nuk ka pasur asnjë person të lënduar.
Shoqërimi në polici
Për të hedhur dritë mbi rrethanat e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në orën 23:00 pranë Parlamentit, grupi hetimor ka shoqëruar në polici pronarin e fuoristradës shtetasin Bernard Ujkaj. Në prani të oficerëve mësohet se ky i fundit, nuk ka drejtuar gishtin në ndonjë person konkret, por është shprehur se ndonjë vendim për prishje objekti, që ai ka marrë në kohën kur ka punuar si Drejtor i Inspektoratit Urban në Bashkinë e Tiranës, mund të jetë bërë shkak i kësaj ngjarjeje. Ndërkohë në polici janë shoqëruar edhe disa dëshmitarë.
Ndërhyrja e zjarrfikëseve
Sapo janë njoftuar për ngjarjen, ekspertët e Drejtorisë së Policisë Tiranë kanë shkuar menjëherë përballë Parlamentit. Ata tregojnë se automjeti ishte mbuluar nga flakët dhe për të kryer shuarjen e tyre, kanë lajmëruar repartin e zjarrfikësve, ku me ndërhyrjen e tyre u shmang përhapja e zjarrit në disa biznese që ndodheshin afër automjetit. Pas kësaj situate policia dhe Prokuroria, kanë filluar veprimet hetimore për veprën penale të “shkatërrimit të pronës me eksploziv”. Shpresohet që në ditët në vazhdim të zbardhet ngjarja.