E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI-PD nisin bisedimet për koalicion

17/07/2009  Në një kohë që disa nga aleatët kanë dalë nga skena politike, është tashmë e qartë se në skemën qeverisëse do të futet fort dhe faktori LSI. Pavarësisht se asnjë nga liderët kryesorë të PD-LSI nuk pranojnë të kenë kryer negociata për ministri konkrete, sërish është e dukshme se kjo parti do të kërkojë shumë në kabinetin e ardhshëm “Berisha”. Në dy dalje publike LSI-ja ka lënë të kuptohet se është e interesuar fillimisht për Ministrinë e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, duke përmendur se kjo është pjesë e programit të saj, por duket se kërkesat nuk do të përfundojnë këtu. Mendohet që kjo parti të kërkojë dhe Ministrinë e Ekonomisë si dhe një vend të rëndësishëm në Kuvendin e Shqipërisë, pse jo dhe Kryetarin e Kuvendit për kreun e saj Ilir Meta. Deri tani të dy liderët kanë pranuar se janë takuar, por s’kanë biseduar për ministri apo emra konkretë ministrash. Kjo për faktin se deri në mbledhjen e Parlamentit të ri duhen rreth dy muaj dhe nxjerrja e detajeve do të sillte një shkrehje të punës jo vetëm në ato ministri që do të merrte LSI-ja, por dhe në të gjithë kabinetin, për shkak se më pas do të fillonin spekulimet e shtypit me emrat. Kryeministri Berisha ka deklaruar se emrat dhe pikat e marrëveshjes do të bëhen transparente javën e fundit të gushtit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›