E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikonstruktohet sheshi qendror i Lushnjës

17/07/2009  Vlera e investimit 8 milionë lek të reja

Sheshi qendror i qytetit të Lushnjës qysh prej disa ditësh ka nisur të rikonstruktohet. I lënë në harresë për më shumë se 25 vjet rresht, qendra e qytetit myzeqar, më në fund do të ndërrojë pamje. Fondi në dispozicion të riparimit të tij akorduar nga Bashkia e Lushnjës, shkon në 8 milionë lekë. Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike pranë Bashkisë së Lushnjës, Ardian Suku, për këtë investim është bërë studim i plotë sidomos për ruajtjen e traditës dhe vlerave të qytetit.

“Vlera e këtij investimi është 8 milionë lekë”,-ka thënë Suku dhe në të përfshihen shtrim me pllaka, riparim të pjesëve të dëmtuara, rifreskim i vijave të bardha, sistemi i ndriçimit, gjelbërimi etj. Është mbajtur parasysh në këtë rehabilitim nga studioja përkatëse e projektimit, edhe ruajtja e vlerave historike të qytetit të Lushnjës, ku pas 25 vjetësh për herë të parë bëhet një rehabilitim i tillë”.

Puna ka disa ditë që ka filluar dhe fillimisht rikonstruksioni nisi me shtrimin e asfaltit, i cila ishte hedhur rreth 40 vjet më parë. Sheshi qendror do të shtrohet me pllaka dekorative, do të bëhet sistemimi i trotuareve dhe ndriçimi i tij dhe do të ndërtohen 2 lulishte të vogla. Ky është një nga rikonstruksionet më të rëndësishme të kësaj bashkie, e cila do të pasohet sipas titullarëve edhe me rikonstruksione të tjera.

Duket se dhe në qytetin myzeqar do të afrohet shtrimi i rrugëve me pllaka të posaçme, ndërsa dhe për ndriçimin është menduar afrimi i efekteve të posaçme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›