Atentatori i Ibrahim Rrugovës

Ibrahim Rrugova
Agim Hoti pretendon se është autor i dy atentateve ndaj ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Nga burgu i Dubravës, Hoti thotë se ata që bënë pazar me të për të vrarë janë Xhavit Haliti, Artan Nimani e Agron Haradinaj. Për këto pretendime thotë se ka fakte që do tua tregojë edhe hetuesve. Personat e përmendur, këto deklarime i quajnë shpifje dhe budallallëk
Ai po vuan dënimin në burgun e Dubravës, për një atentat tjetër, ndaj Anton Berishës, ish-shefit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit. Hoti thotë se ka vendosur ti hedhë në shesh të gjitha ato që ka bërë pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Në bisedë telefonike nga burgu për gazetën kosovare Express, Hoti pretendon se përveç atentatit që ka kryer në vitin 2007 ndaj Anton Berishës, ka kryer edhe dy sulme të tjera, njërin në vitin 2004, e tjetrin një vit më pas. Të dy këto tentim atentate ndaj ish-Presidentit Rugova.
Hoti pretendon se në këto raste nuk ka qenë i vetëm. Që të dy sulmet ndaj ish-Presidentit, ai thotë se i ka kryer me urdhër të Xhavit Halitit, aktualisht deputet dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Artan Nimanit, profesor në UP si dhe Agron Haradinajtm i cili punon në PTK.
Hoti pretendon se për këto punë, ka marrë 5 mijë euro në janar 2004. Unë jam ai i cili e kam gjuajtur bombën më 12 mars të vitit 2004, në oborrin e shtëpisë së Ibrahim Rugovës, me urdhër të Xhavit Halitit, Agron Haradinajt e Artan Nimanit, pretendon Hoti. /Express/
Me 15 mars të viti 2005 u shpërthyer makina e Rugovës. Të plagosur mbetën dy persona, njëri prej tyre ishte truproja e Rugovës. Lënda shpërthyese ishte vendosur në kazan mbeturinash, e cila shpërtheu vetëm pak çaste pasi kishte kaluar eskorta e presidentit të Kosovës.