Presidenti i ri, Rama takohet me Idrizin

Idrizi - Rama
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama sapo ka nisur një takim me kryetarin e Partisë Drejtësi, Integrimi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.
Idrizi, i cili në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 i përkiste PS-së takohet me liderin e opozitës për të diskutuar lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri.
Rama, ashtu si edhe në takimin me kreun e LSI-së, shoqërohej nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi. Takimi i Ramës me Idrizin zhvillohet në kuadër të nisjes së negociatave për zgjedhjen e një presidenti konsensual.
Pak ditë më parë, Rama u dërgoi letër të gjithë kryetarëve të partive parlamentare, ku i ftonte ata në takim për nisjen e negociatave për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
(vijon)
Berisha: Për “presidentin” do flas pas 21 majit
Nga ana tjetër pak minuta para nisjes së këtij takimi, Berisha në mbledhjen e qeverisë, u shpreh do të flasë për çështjen e presidentit të ri pas samitit të Çikagos.
“E kuptoj që mendjen e keni te ethet presidenciale po unë këtu jam në mbledhje qeverie dhe do vazhdoj me rendin e ditës. Me presidentin do merrem sa të kthehem nga samiti i Çikagos dhe kam shpjeguar si do procedohet”, tha Berisha.
Ky samit do të mbahet me 20-21 maj. Në bazë të deklaratës së Berishës, kuptohet se kreu i qeverisë do të flasë me nisjen e procedurave parlamentare.