E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, 20 ekipe hetohen për trukime

Andrea Masiello pas autogolit

Më shumë se 20 klube të futbollit italiane do të hetohen për trukim rezultatesh. Federata italiane e futbollit ka bërë të ditur se 61 persona, përfshirë dhe 52 lojtarë aktivë, katër zyrtar klubesh dhe tre trajnerë do të merren në pyetje lidhur me dyshimet për përfshirë në këto afera.

Vitet e fundit në Itali janë bërë më shumë se 30 arrestime lidhur me hetimet për shitje të ndeshjeve. Prokurorët po hetojnë për trupimin e 33 ndeshjeve.

Shumica e tyre i përkasin Serisë B por ka edhe shitje në Serinë A.

Andrea Masiello, ish-lojtarë i Barit ka pranuar se ka shënuar një autogol në këmbim të një shume të konsiderueshme parash.

http://www.youtube.com/watch?v=uiFa4MZSMsw

Çështja gjyqësore mund të sjellë një dëm të ngjashme atë të vitit 2006, kur Juventusi i zbrit në Serinë B dhe shumë klube të tjera morën dënime me heqje pikësh. /BBC/

Përgatiti: F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›