E majta e ndarë, shkrijnë akujt, por pa marrëveshje

Kryesocialisti Rama duke hyre ne takimin me Meten
Skerdilajd Zaimi
Edi Rama dhe Ilir Meta, pas katër vjet përplasjesh të ashpra, kanë bërë një gjest publik komunikimi komunikimi për rivendosjen e dialogut. Presidenti i ri, reforma zgjedhore, imunitetet e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të lartë apo edhe reforma parlamentare, ishin pjesë thelbësore e diskutimit të zhvilluar dje mes tyre në takimin e parë, zhvilluar në hotel Sheraton. Në të kanë marrë pjesë edhe dy figurat e dyta respektive, të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste; Petrit Vasili dhe Gramoz Ruçi.
Dialogu
Për rreth një orë e 30 minuta, Rama dhe Meta kanë folur për temat kryesore të ditës, të çilat kanë fituar aktualitet dhe peshë të re sidomos pas vizitës që zhvilloi në Tiranë, komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefan Fule. Në vetvete, reformat në fjalë janë interes parësor për të dyja partitë, të çilat edhe pse të renditura prej vitesh në dy kampe të ndryshme, i rikthehen dialogut për të paralajmëruar se në vitin 2013 të gjitha opsionet janë të hapura. Nga ana e tij, Rama duke folur pas takimit, ka nënvizuar gatishmërinë për të dialoguar me të gjithë, duke nënkuptuar kështu një kthesë në qasjen ndaj problemeve politike të ditës e duke lënë pas armiqësinë e supozuar të pas 21 janarit. Shqipërisë i duhet sot një President i çili të garantojë në radhë të parë kapërcimin e kësaj prove jashtëzakonisht të rëndësishme për të marrë statusin e kandidatit. I duhet një President i çili të garantojë pavarësinë e institucioneve që varen prej tij dhe aktivitetin kushtetues të tyre. I duhet një President i çili të jetë edhe një garant për të gjithë shqiptarët në funksion të zgjedhjeve të ardhshme. A është e mundur të arrihet kjo? Interesi i vendit e kërkon, Shqipëria dhe populli shqiptar e kërkon, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian e kërkoi, tha Rama.
Takimi nuk lë shije të mirë në PS
Kreu i PS-së ka lënë të kuptohet kështu se për këtë axhendë të re dialogu, brenda PS-së ka rezistencë dhe keqkuptim. Katër vjet edukim politik me Ilir Metën dhe Sali Berishën si armiq të zhvillimit të Shqipërisë janë zhbërë sa hap e mbyll sytë, për të hapur faqen e re të bashkëpunimit ne funksion të statusit të vendit kandidat. Kundrejt këtij qëndrimi të kontraktuar të socialistit Rama, Ilir Meta është shfaqur i qetë dhe me objektiva të realizuara në këtë takim. Ishte një takim konstruktiv dhe ne shpresojmë që ky dialog të vijojë me intensitet nëpërmjet të gjithë aktorëve parlamentarë. Unë e kam theksuar edhe më parë që është shumë i rëndësishëm edhe një takim i nivelit më të lartë midis drejtuesve të PS-së dhe të PD-së, por është e rëndësishme edhe një përfshirje e të gjithë aktorëve sepse kemi të bëjmë me përmbushjen e një aspirate mbarëkombëtare. Ne i pamë rezultatet e zgjedhjeve të fundit në Greqi dhe pamë se problemet ekonomike dhe ato politike sjellin pasoja të çilat nuk ndihmojnë zgjidhje më të mira. Ndaj jemi në kohë për të ecur në rrugën e duhur, tha Meta. LSI-ja ka hapur paradhomën e dialogut, por në finale takimi i djeshëm nuk ka dhënë një produkt konkret. As Meta dhe as Rama nuk kanë qenë në gjendje të flasin me terma specifikë, për një kalendar pune për reformat e përmendura dhe as për arritjen e ndonjë marrëveshjeje për kalimin e tyre në Parlament. Për më tepër që kundrejt fjalëve të zbutura dhe toneve më të afërta, kreu i LSI-së ka vulosur qëndrimin e forcës së vet sa i përket votës së tij në Parlament për Presidentin. Ne marrëveshjes që kemi bërë do ti qëndrojmë deri në fund pasi jemi një forcë politike që i qëndron marrëveshjeve, deklaroi Meta rreth kontratës që ai ka me Berishën deri në vitin 2013. Që këtej është disi e paqartë se çfarë realisht ka fituar nga ky takim PS-ja dhe kreu i saj. Kjo pasi marrëveshja PD-LSI e cila mban në këmbë koalicionin qeverisës, parashikon bashkëpunim për të gjitha vendimmarrjet e rëndësishme dhe deklarimi i Metës në këtë drejtim, të paktën formalisht konfirmon se edhe LSI-ja është e prirur të votojë kandidatin e shumicës kundrejt atij që pretendohet të shërbehet si konsensual. Lidhur më çështjen e Presidentit e kam theksuar edhe në të kaluarën se ajo që është më e rëndësishmja këtë vit nuk është zgjedhja e një Presidenti, por se sa pozitivisht kjo duhet të ndikojë që reformat të vazhdojnë edhe pasi të përfundohet zgjedhja e Presidentit të ri dhe njëkohësisht vendi të marrë statusin e Vendit Kandidat për në Bashkimin Europian, përfundoi Meta.
Nano
Fatos Nano nuk arrin të sigurojë mbështetjen e republikanit Fatmir Mediu në garën e tij për President të Republikës. Në takimin e zhvilluar dje për këtë çështje, Mediu ka qenë i prerë në qëndrimin e vet teksa ka theksuar se për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, PR-ja do të vendosë në bazë të konsultimeve me PD-në. Në vlerësim të kandidaturave për President, qëndrimi i PR-së do të bëhet duke dialoguar me PD-në”, tha Mediu, pas takimit duke hedhur ndër të tjera edhe idenë që kandidatët të debatojnë në Televizion mes njëri tjetrit sikundër veprohet edhe në botën e qytetëruar. Nga ana e vet Nano ka deklaruar diçka për takimin por pa thënë realisht ndonjë gjë konkrete. Sipas tij rol përçaktues në këtë proçes ka kryeministri Sali Berisha me të çilin pritet të zhvillojë një takim. Ky takim po i afrohet takim me kryeministrin Berisha i çili ka një rëndësi të dorës së parë në takimet e mia. Filluan takimet edhe mes krerëve të partive siç ishte edhe takimi Rama-Meta dhe të gjithë janë përfshirë në trasenë e duhur për t`i sjellë një klimë më të mirë vendit theksoi Nano.
Vasili: Nuk pati dakordësi. Reformat, para zgjedhjes së Presidentit
Takimi Rama-Meta nuk ka rezultuar me një marrëveshje apo akord konkret. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, i pranishëm në diskutimet e djeshme, komunikimi mes dy drejtuesve politikë është ndalur më shumë në nevojën për realizimin e reformës zgjedhore me të gjitha sugjerimet që janë bërë nga partitë e vogla, reformës parlamentare e çila ka në themel rikthimin e votës së fshehtë dhe çështjen e imuniteteve. Nuk ka pasur dakordësi, pse ka qenë një më shumë një takim për të diskutuar rreth temave që u deklaruan edhe pas përfundimit të diskutimit. Më shumë është marrë në shqyrtim përmbyllja e reformës zgjedhore, sugjerime për të çilën do ti dorëzohen edhe kryeministrit nga ana e partive të vogla. Ne kemi qenë të interesuar në këtë pikë, pa harruar edhe reformën parlamentare dhe çështjen e imuniteteve. Ka qenë një apel direkt edhe i z.Fule që të tria këto të përmbyllen sa më shpejt, madje përpara zgjedhjes së Presidentit me synim krijimin e një klime të qetë për këtë çështje të fundit, tha Vasili për Shekullin. Sa i përket Presidentit ai është shprehur se për këtë çështje është folur në parim, për nevojën e një proçesi që të sjellë palët në konvergjençë, por pa përmendur emra konkretë apo kritere që duhen ndjekur. Deri më tani, LSI-ja si parti e koaliçionit në pushtet ka si interes të përbashkët me opozitën vetëm reformën zgjedhore, pasi kjo është një çështje e papërmbushur edhe nga PD-ja sipas marrëveshjes të bërë paraprakisht.
Aleatët e PS, qëndrim i ftohtë ndaj takimit Meta Rama
Takimi mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, apo ndryshe afrimi i supozuar mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk është pritur me entuziazëm në kampin e majtë. Të kontaktuar nga gazeta Shekulli, treshja opozitare, Gjinushi-Milo-Koçi janë rezervuar për të dhënë reagime të menjëhershme, për të pritur njohjen e përmbajtjes së t