"Atentatori kaloi disa here para shtepise"
Fier- Atentati i deshtuar ndaj djalit te Fatmir Eminit, i njohur edhe si "Mile Cami", pergatitej prej oreve te para te dites se merkure. Autori ka bere disa zhiro me motor afer shtepise se familjes Emini edhe ne oret e vona te mbremjes, kur i eshte afruar me motor Ilir Eminit, 20 vjec. Ka qelluar ne drejtim te tij me nje pistolete, pa hequr kasken nga koka dhe eshte zhdukur nga vendngjarja ne pak sekonda. I plagosuri Ilir Emini, ka rrefyer per grupin hetimor se nuk kishte konflikte dhe as nuk ruhej. "Une e kam pare disa here motorin dhe personin me kaske qe bente xhiro afer shtepise, por nuk dyshova se me ruante mua. Edhe ne momentin qe me qelloi nuk e prisja, megjithese m'u afruar shume", ka deshmuar 20-vjecari diten e djeshme per grupin hetimor. Policia e Fierit tha se nuk ka ende nje te dyshuar apo te ndaluar per plagosjen e ndodhur ne lagjen "28 Nentori" rreth ores 21:30 te mbremjes. Asnje prej deshmitareve nuk ka identifikuar dot atentatorin qe levizte me nje motor "Yamaha". Mesohet se Emini ka marre dy plage, nje ne kembe dhe tjetren ne parakrah, por pa rrezik per jeten. Policia dyshon se ky ka qene nje akt hakmarres ndaj familjes per krimet qe akuzohet Fatmir Emini, i denuar me 25 vjet burg per vrasjen e "Loshit te Karbunares", Bujar Sules, ndersa eshte nen gjykim per masakrimin e nenes se Lulezim Cakes. Por Emini hetohet edhe per vrasjen e biznesmenit Gjergji Halo, ne vitin 2000 dhe keto ceshtje mund te kene cuar autoret ne hakmarrje ndaj familjes.
Xhemil Beharaj
Xhemil Beharaj