Kapet hajduti qe hiqej si polic
Hiqej si polic dhe vidhte qytetaret. Policia e Tiranes ka vene dje ne pranga Genci Xholi, 36 vjec, lindur dhe banues ne Lac. Arrestimi i tij u be i mundur ne saje te operacionit te koduar "Hija". Sipas burimeve zyrtare, 36-vjecari dyshohet te jete paraqitur si punonjes i Policise se Shtetit, si dhe ka vjedhur nepermjet mashtrimit mbi 20 persona, kryesisht te moshave te thyera dhe invalide. Mesohet se Xholi improvizonte kontrolle policore, duke u vjedhur vlerat monetare qe kishin me vete si sende me vlere, celuare etj. Arrestimi i Xholit u be i mundur pas nje hetimi te perbashket te Strukturave te Policise se Tiranes dhe Sherbimit te Kontrollit te Brendshem. Policia eshte duke vazhduar hetimet ne lidhje dokumentimin e plote te veprimtarise kriminale te tij.