E qelloi baxhanaku, vdes ne spital 50-vjecari
BURREL- Nderron jete ne Spitalin Ushtarak 50-vjecari qe u qellua me gjashte plumba "Kallashnikovi" nga baxhanaku i tij, pas nje konflikti pronesie ne Burrel. Burime nga spitali thane se Shaban Musta, nga fshati Gurre i Matit, nuk mundi t'i mbijetonte plageve pas nje jave kurimi, nderkohe qe dy dite me pare mesohet se eshte ndaluar i dyshuari Ahmet Xibri 67-vjec, i cili i fshihej policise. Mesohet se i dyshuari eshte kapur ne nje zone te Fushe Krujes ku dhe fshihej pasi qelloi mbi baxhanakun. Shaban Musta mori 6 plage te renda ne gjoks dhe ne krah, ndersa ka arritur te mbijetoje paraprakisht fale nderhyrjes mjekesore te bluzave te bardha ne Spitalin Ushtarak. Por mesditen e djeshme ai ka nderruar jete, pasi plaget kane qene te renda dhe te shumta, duke demtuar organe jetesore. Konflikti per token ne mes dy baxhanakeve kishte nisur prej disa vitesh dhe banonin ne te njejtin fshat. Pas nje debati javen e kaluar, me daten 5 qershor, Ahmet Xibri ka marre armen automatike "Kallashnikov" dhe ka shkuar per t'u perplasur me te afermin. Policia tha se ngjarja ka ndodhur pikerisht ne parcelen e pretenduar mes dy familjeve. Teksa jane share me njeri-tjetrin, refuzimit te Shaban Mustes per t'u terhequr nga vendimi per pronesine e tokes, i moshuari i eshte pergjigjur me nje bresheri automatiku. Ndersa te afermit i kane dhene ndihmen mjekesore duke e derguar ne spital, autori i dyshuar eshte arratisur nga vendngjarja.
A. Ndoja
A. Ndoja