E Diel, 1 Nëntor 2026

Athinë, atentat ndaj një zyre shërbimesh fiskale

Gjysmë ore përpara shpërthimit në orën lokale 04:37 (01:37 GMT), që u shoqërua edhe me një zjarr të fuqishëm, disa të panjohur i telefonuan dy të përditshmeve greke për t'i njoftuar për këtë shpërthim, sipas të njëjtit burim.

Shërbimet antiterroriste të policisë u ngarkuan me hetimet.

Atentatet me lëndë shpërthyese apo djegëse janë të shpeshta në Athinë dhe Selanik (veri) dhe shpesh u hidhen grupeve të ekstremit të majtë ose lëvizjes anarshiste. Ato venë shpesh në shenjestër qendra diplomatike, ndërtesa të interesit publik, banka ose degë të kompanive të ndërtimit të automobilave.

Aktet e dhunës kontestuese dhe atentatet janë shtuar në Greqi që pas vdekjes dhjetorin e kaluar të një adoleshenti, të vrarë pas një gabimi policor në lagjen Exarchia, në qendër të kryeqytetit. Vdekja e tij shkaktoi trazira urbane gjatë disa javëve.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›