Netanjahu vlerësohet me notën kalueshëm
Izraelitët japin notën 5,6 nga 10 për qeverinë e tyre për administrimin e punëve, ndërsa 49 për qind e tyre shprehen të kënaqur për Netanjahun, sipas këtij sondazhi të botuar nga e përditshmja "Haaretz", që flet për citimin "kalueshëm".
Për 52 për qind të izraelitëve, Netanjahu është personi më mirë i vendosur për të ushtruar detyrën e shefit të qeverisë, kundrejt 34 për qind për Tzipi LivniN, kryetare e partisë centriste Kadima e opozitës dhe 14 për qind që nuk përgjigjen.
Jo më pak se 45 për qind e izraelitëve vlerësojnë ndër të tjera se Netanjahu duhet të shkarkojë ministrin e tij të Jashtëm, Avigdor Lieberman, shef i partisë së djathtë nacionaliste Israël Beiteinou, kundrejt 45 për qind që vlerësojnë të kundërtën, ndërsa 10 për qind nuk shprehen.
Sipas medias izraelite, presidenti francez Nicolas Sarkozy e këshilloi Netanjahun duke e pritur më 24 qershor në Elysée, "të hiqte qafe" Liebermanin, që mban shpesh pozicione ekstremiste.
Gjithmonë sipas sondazhit, nëse zhvillohen zgjedhjet legjislative partia Likud (e djathtë) e Netanjahut do të merrte 32 mandate deputetësh (aktualisht 27) në një total prej 120 të tillësh, kundrejt 29 për Kadiman (28), 14 për Israël Beiteinou (15), 11 për Shass orthodokse (11) dhe 10 për Partinë Laburiste (13).
Sondazhi u realizua nga Instituti Dialog në një kampion prej 500 personash përfaqësues të popullsisë në moshë madhore në Izrael, me një mundësi gabimi prej 4,5 për qind.