Athina akuzon Tirana e kapur nga ekstremistet

Ministria e jashtme greke reagon kundër heqjes së origjinës etnike nga çertifikatat e reja shqiptare duke akuzuar për vendim të marrë nën presionin e nacionalistëve ekstremistë që mohojnë pakicat etnike në Shqipëri e që në këtë mënyrë pengojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.
Heqja e origjinës etnike nga çertifikatat e reja të lëshuara në Shqipëri ishte një vendim që ngre pyetje në lidhje me motivet e tij, vlerëson zëdhënësi i ministrisë së jashtme greke, Grigoris Delavekuras. Zëdhënësi theksoi se vendimi kundërshtoi praktika të vënë në zbatim prej dekadash dhe gjithashtu vuri në dukje vonesat në përfundimin e regjistrimit të popullsisë të Shqipërisë për shkak të presioneve nga qarqet nacionaliste në lidhje me përfshirjen e pyetjeve për origjinën etnike, gjuhën dhe besimin fetar.
Sipas Delavekuras, këto dy zhvillime të kombinuara së bashku japin përshtypjen se vendimet e qeverisë shqiptare ndjekin urdhërat e elementëve nacionalistë ekstremistë që kundërshtojnë ekzistencën e pakicave etnike në shtetin fqinj dhe kanë penguar sistematikisht marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Delina Bitraku