Topalli-Orban Shqiperia nje vend atraktiv

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban gjatë një takimi me kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli ka theksuar se anëtarësimi i Shqipërisë është një interes i qartë i vetë Bashkimit Europian.
Kryeministri Orban shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit për shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave, për të bërë të mundur përshpejtimin e hapave të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Duke u ndalur në termat ekonomikë të zhvillimit, Kryetarja e Kuvendit tha se rritja ekonomike prej 5 %, dixhitalizimi i procedurave për bizneset, klima e favorshme për investime kanë bërë që Shqipëria të shihet gjithnjë e më shumë si një vend atraktiv, jo vetëm për investime por edhe për turizëm.