E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roland Garros Li Na dhe Schiavone ne finale

Tenistja kineze Li Na dhe ajo italiane Francesca Schiavone janë dy finalistet e turneut të tenisit për femra “Roland Garros”, i cili po zhvillohet në Paris. Li Na, e cila është aziatikja e parë në historinë e turneut Grand Slam që kualfikohet për në finale mundit në dy sete (6-4, 7-5) Maria Sharapova.

Rusja, ish-numri një i botës në renditjen e përgjithshme të tenisit për femra i ka dhënë fund ecurisë së saj të suksesshme në France Open, duke treguar një formë të dobët që në setin e parë. Li Na kaloi në epërsi menjehërë 3-0 me gejme, ndërsa ruajti avantazhin deri në fund. Reagimi i Sharapovës në setin e dytë nuk do të mjaftonte dhe ruasia do të dorëzohej përballë tenistes kineze, e cila kërkon të bëhet tenisja e parë aziatike që fiton një turne Grand Slam.

Në finale Li Na do të përballet me kampionen në fuqi të “Roland Garros”, Francescka Schiavone. Tenistja italiane mundi lehtësisht 2-0 me sete (6-3, 6-3) tensiten vendase Marion Bartoli. Pas këtij suksesi, Schiavone kërkon të ruajë titullin kampion dhe është favorite ndaj rivales Li Na, e cila në fillim të këtij viti humbi finalen e turneut të parë Grand Slam në Australian Open.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›