E Diel, 1 Nëntor 2026

Elshani: Maqedonia nuk është përfshirë në skandalin “Medikus”

Prishtinë (Start)-Ende asgjë nuk është e qartë nëse shtetas maqedonë janë të përfshirë në skandalin “Medikus” të transplantimit të organeve në mynyra ilegale. Sipas zëhdënësit të Policisë së Kosovës, Veton Elshani, "Rrjedha e hetimit nuk shpie drejt indikimeve se me këtë rast janë të lidhur edhe shtetas të Maqedonisë. Nëse ka nevojë, do të kërkohet ndihmë edhe nga policia e Maqedonisë". Në një intervistë për Makfaks, Elshani tha se informata në rrjedhën e deritanishme të hetimit janë kërkuar nga autoritetet në Turqi dhe Izrael.

Paraprakisht, Policia e Kosovës konfirmoi se prej fillimit të kësaj jave, në skandalin në fjalë po hetojnë prokurorë ndërkombëtarë të Kosovës.

"Rasti është shumë i ndieshëm dhe kërkon bashkëpunim me shtete tjera të rajonit. Prokurorët ndërkombëtarë mund ta lehtësojnë këtë bashkëpunim të domosdoshëm", deklaroi zëdhënësi i policisë kosovare, Veton Elshani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›