Athina reagon ndaj Shkupit, shkak, deklarata e Gruevskit
Athina ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski se në Greqi shkelen të drejtat e qytetarëve te etnisë maqedonase. Në një nga deklaratat më të ashpra të deri më sot ministria e Jashtme greke ka akuzuar qeverinë maqedonase se përpiqet të ndërhyjë në punët e brendshme të Greqisë
ATHINE- Athina ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski se në Greqi shkelen të drejtat e qytetarëve të etnisë maqedonase.
Në një nga deklaratat më të ashpra të deri më sot, ministria e Jashtme greke ka akuzuar qeverinë maqedonase se përpiqet të ndërhyjë në punët e brendshme të Greqisë.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme lëshoi një deklaratë për shtyp, ku reagon ndaj akuzave të bëra nga Shkupi. "Komunikata e re e qeverisë Gruevski përbën një tentativë brutale të shtrembërimit të realitetit. Kjo politikë e ndërgjegjshme e kultivimit të nacionalizmit dhe urrjejtes etnike, është më së paku e papërgjegjshme. Le ta mbledhë mendjen kryeministri Gruevski, qytetarët grekë nuk kanë nevojë nga avokatë të vetëshpallur," përfundon deklarata ku gjithashtu i rekomandohet kryeministrit maqedonas që ta përqendrojë vëmendjen në përmirësimin e gjendjes së demokracisë në vendin e vet.
Qeveria maqedonase kishte reaguar ndaj një incidenti të ndodhur në zonën Meliti të Follorinës, në Greqinë veriore, ku sipas Shkupit jeton një minoritet maqedonas.
Sipas komunikatës së policisë greke, rreth 15 banorë të fshatit, që maqedonasit e quajnë Lerin, bllokuan me një kamion e një traktor rrugën prej nga do të kalonte një autokolonë e vogël ushtarake, që kishte destinacion një poligon qitjeje aty pranë.
Pas ndërhyrjes së policisë qarkullimi u vendos përkohësisht, por banorët, duke u bërë thirrje dhe bashkëfshatarëve të tjerë, tentuan të rikrijonin barrikadën. Atëherë policia ndërhyri përsëri, duke arrestuar katër prej protestuesve.
Situata në zonë ishte tensionuar edhe dy javë më parë, kur banorët kishin tentuar pa sukses të bllokonin një tjetër autokolonë që shkonte për në poligonin e qitjes.
Banorët kërkojnë largimin e poligonit, që funksionon në atë zonë që prej fillimit të viteve 1950.
Që nga prilli i këtij viti, kur Greqia vendosi veton kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, pa u zgjidhur më parë mosmarrëveshja për çështjen e emrit, tensionet dypalëshe janë bërë një fenomen i zakonshëm, duke përkeqësuar atmosferën, ndërsa negociatat për çështjen e emrit vazhdojnë, nën kujdesin e OKB-së. (a.r/news24/balkanweb)