E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: Brendavitit asnjë rrisknga municionet

TIRANë- Brenda vitit 2010 do të marrë fund makthi që shkaktohet nga rreziku i municioneve. Kështu u shpreh sot ministri i Mbrojtjes Arben Imami, gjatë mbledhjes së bordit drejtues të asgjesimit të municioneve të tepërta. Duke renditur prioritetet e institucionit që ai drejton, Imami tha se mbetet me rëndësi marrja në dorëzim e poligoneve. Ndërsa duke u ndalur në rrezikshmërinë që mund të shkaktojnë municionet e tepërta ministri i Mbrojtjes theksoi se do të shpenzojmë cdo gjë është e mundur që brenda 2010 të mos ketë më rrisk nga municionet.

Gjithashu Imami kërkoi që të evidentohen të gjitha materialet që mund të jepen për skrap me qëllim që të lirohen sa më shumë ambjente të cilat aktualisht janë nën mbikëqyrjen e forcave të armatosura. “Ditën që do të shkatërrojmë edhe municionet e rrezikshme atëherë do të jemi të cliruar nga rreziku dhe nga një peshë e madhe që qendron mbi të gjithë popullin shqiptar dhe jo vetëm mbi ne” – përfundoi fjalën e tij ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›