Athinë, Bashkia ndalon “bamirësinë” e Agimit të Artë
Kryetari i bashkisë së Athinës, Jorgos Kaminis ka urdhëruar anullimin e një veprimtarie të partisë Agimi i Artë për shpërndarje ushqimesh falas, të paralajmëruar për pasditen e së mërkurës.
Vendimi do të zbatohet në bashkëpunim me autoritetet kompetente policore. Policia ka ndaluar cdo lloj tubimi në Athinë nga ora 12:00 deri në 24:00.
Siç vë në dukje kryetari i bashkisë në një njoftim për shtyp, "autoriteti bashkiak i Athinës e ka bërë të qartë në të gjitha drejtimet, se për shpërndarjen e materialeve në mjeside publike, është e domosdoshme dhënia e lejes nga bashkia. Rrjedhimisht, veprimtaria e Agimit të Artë për shpërndarje ushqimesh dhe materialesh në sheshin Attikis, është e paligjshme, pasi nuk u respektua procedura e parashikuar për lejimin e veprimtarisë".
Kryetari i bashkisë së Athinës thekson më tej se veprimtaria“është politikisht e papranueshme, pasi promovon në mënyrë të ndergjegjshme racizmin dhe ksenofobinë”.
Edhe ministri i rendit dhe mbrojtjes së qytetarit, Nikos Dendias, iu referua aksionit të paralajmëruar të Agimit të Artë. "Paralajmërimi i tubimit nga njolla e trishtuar neogreke e totalitarizmit nazist, përbën një ironi të qartë ndaj shoqërisë greke të goditur nga kriza, ditën që mbushen 39 vjet nga vendosja e demokracisë në Greqi. Neonazistët "e dhimbsur" do të ftohen ta shpenzojnë gjetkë entusiazmin e tyre bamirës", thekson ministri i rendit.
Ndërkaq "Agimi i Artë" në një njoftim të tij, ka deklaruar se do të mbrojë me cdo mjet, të drejtat që i jep Kushtetuta.
(Balkanweb)